Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia në Gjykatën e Durrësit.
Në kërkesën e tij, ish-efektivi i RENEA-s ka argumentuar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit. Seanca pritet të mbahet më 16 korrik.
Gjykata e Apelit me një vendim të datës 1 korrik 2024, e ka dënuar me 7 vite burg ish-efektivin e RENEA-s.
Togat e zeza ndryshuan akuzën ndaj tij nga “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.
Kur ndodhi vrasja
Pjerin Xhuvani, përkrahës i PS, u vra më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaluan makinën e Mehmet Greces, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për PS. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin. Nga PD ishte struktura për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD, pjesë e të cilës ishte dhe Paplekaj.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur nga radhët e PD-së, Emiljani Prenga dhe Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.
Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.
Komente

7 vjet burg per nje vrasje,per jeten e marre nje njeriu,me falni se u ngaterova, nuk vrau nje njeri,vrau aksidentalisht nje mace te zeze qe i nderpreu rrugen dhe e vrau se mos i sillte fat te keq e u denua 7 vjet per vrasje te maces,shkelje te te drejtave te kafsheve dhe armembajtje pa leje dhe tani kerkon ulje denimi se e ka bere shumicen,se ne te fundit,u vra nje mace,jo nje njeri,sipas logjikes se gjykatesve qe dhane denimin!!! Gjykatat tona nuk jane ne rregull nga trute dhe nga ligjshmeria me keto denime absurde qe japin.7 vjet per vrasje! E pabesueshme!
Përgjigjukomshiu I'm QE vodhi nji ark Banane u denua me 4.5 vjet burg.ky per vrasje me 7 vjet
Përgjigju