Pjerin Xhuvani dhe Arbër Paplekaj

Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht: Kam kryer shumicën e dënimit

17 Qershor, 14:45| Përditesimi: 17 Qershor, 15:07

  • Share

Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia në Gjykatën e Durrësit.

Në kërkesën e tij, ish-efektivi i RENEA-s ka argumentuar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit. Seanca pritet të mbahet më 16 korrik.

Gjykata e Apelit me një vendim të datës 1 korrik 2024, e ka dënuar me 7 vite burg ish-efektivin e RENEA-s.

Togat e zeza ndryshuan akuzën ndaj tij nga “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Kur ndodhi vrasja

Pjerin Xhuvani, përkrahës i PS, u vra më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaluan makinën e Mehmet Greces, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për PS. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin. Nga PD ishte struktura për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD, pjesë e të cilës ishte dhe Paplekaj.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur nga radhët e PD-së, Emiljani Prenga dhe Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 17/06/2025 15:51

    komshiu I'm QE vodhi nji ark Banane u denua me 4.5 vjet burg.ky per vrasje me 7 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?