Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Mësohet se në seancë kanë munguar 10 dëshmitarët të cilët janë thirrur për të dëshmuar mbi ngjarjen. Këta të fundit do të thirren sërish për të dëshmuar në seancën e 11 prillit, dhe në rast se do të mungojnë, ndaj tyre do ketë dispozita ligjore. Ndërsa prokuroria e Elbasanit, për të dytën herë ka këmbëngulur që të thirret për të dhënë dëshminë edhe deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, i cili ishte i pranishëm në kohën kur ndodhi ngjarja si drejtues politik i partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit.
Kjo kërkesë ashtu si herën e parë, është hedhur poshtë nga gjykata e Elbasanit, me argumentin se Bardhi duhej të ishte marrë në pyetje më para dhe jo tashmë në këtë pikë të hetimit ku nuk është përfshirë.
Në bankën e të akuzuarve sot është ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili në zgjedhjet e 2021-shit ishte bërë pjesë e strukturës së paligjshme të mbrojtes së votës. Ai qëlloi Xhuvanin pas një konflikti mes militantëve të dy palëve për blerjen e votave.
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
Gjykata e Elbasanit ka shtyrë sërish për një ditë tjetër seancën gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021.
Për të dytën herë, prokurori i çështjes ka kërkuar thirrjen e deputetit Gazment Bardhi i cili ka qenë i pranishëm ditën e ngjarjes. Por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata e Elbasanit.
Arber trimi lexova me vemendje cfare shpreheni ne lidhje me vrasjen.Ndoshta un ju besoj qe jane fjal me shpirt dhe e verteta.ju thoni me ju sha grun shan nderin tuaj.Po gruaja juaj ke ka vrare para se te martohej me juve.ajo vrau ne pabesi motren e saje dhe niprit e saje dhe qe ju mos me dite te verteten ose fisi juj mos me mesue te verteten ve njerez ta shkaterojne sic ka bere dhe dikure.Kur te flisni per keqardhe dhe cfare thoni ne takimet qe keni me grun pyeteni mire per ke ka vrare dhe ke po elminon me miqesine tuj mos me dal ndonje sekret i te kaluares.arber burri jue kerkoni falje dhe bravo se jeni burre me tabane ajo gruja juj a do kerkoj falje ndonjehere per cfar ka bere dhe vazhdon me be motres se vete.tanie ri me mendue keto dhe nese i kini nga zemra fjalet e shprehura kerkojini grus qe thoni esht nderi juj me kerkue falje dhe me e ndalue veprimet qe bene.Mbase kjo leteson dhe jue me mos lar hakat femijt tuje .
PërgjigjuTi mor Armando , me grate e botes merresh ? Do ishe ma burre te merreshe me grate e shtepise tande .
Eh mor trimi i cartur Arber Paplekaj, jeten tjetrit ja more e jeten tende e shkaterove ne emer te /idealit te partise/ dhe politikanet qe te nisen te mbroje edhe me arme e me jete /idealin e partise/,po per /ideal partie/ te lane ne meshire te fatit dhe tani gjykatat po per /ideal te partise/po i kursejne keta politikane nga dhenia e deshmise,apo marrja ne pyetje. Ironike apo jo?!
PërgjigjuDuhet te gjykohet per vrasje me dashje ne rrethana cilesuse. I ndjeri nuk ka pas arme ne dor , ky krimineli ka qen i stervitur per situata te tilla . Nuk i shpetoj dora . Duhet te denohet burg perjet ose 35 vjet
PërgjigjuPo kush ???? do e denoj kete?keta hyjn nga nje dere dalin nga tjetra?Gjynah Arber po lan hakat e gruas sate e cila tani do risi femijet pa baba.Pyete gruan o arber trimi fshehurazi teje me miqesine tende si shkateroi gjakun e saj.Tani ti ne burge ajo me te dashirin qe se haroi kure me burrin e motres.tani kalbu ne burge se ajo ok eshte dhe hiqet vuan.