Foto: Majtas Pjerin Xhuvani; nga e djathta Arbër Paplekaj

Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht, gjykata e Durrësit shtyn seancën për shqyrtimin e kërkesës më 19 shtator

16 Korrik, 09:10| Përditesimi: 16 Korrik, 11:44

  • Share

Durrës-Gjykata e Durrësit ka shtyrë më 19 shtator (ora 09:45) seancën për Arbër Paplekaj, i cili ka kërkuar lirimin me kusht. Në seancën e sotme mungonte Paplekaj i cili u përfaqësua nga avokati i tij Marash Martini.

Gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi vendosi shtyrjen e seancës për në shtator për shkak të mungesës së përfaqësuesit të Zyrës së Shërbimit të Provës i cili duhej të jepte informacione lidhur me kushtet e kërkesës për lirim të Paplekajt.

Shtyrja për në shtator u vendos edhe për shkak të impenjimit të gjyqtarit Bekteshi në Kolegjin Zgjedhor në Tiranë.

Paplekaj është dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, më datë 21 Prill 2021, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021.

Ish-efektivi i RENEA, Paplekaj, e kërkon lirimin me kusht me argumentin se ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit.

Më 1 Korrik 2024, Gjykata e Apelit ndryshoi cilësimin e veprës penale ndaj Arbër Paplekajt, nga vrasje në rrethana cilësuese, në vrasje në kushtet e tronditjes psikike.

Për këtë arsye e dënoi me 7 vite burgim.

Pjerin Xhuvani, përkrahës i PS, u vra më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaluan makinën e Mehmet Grecës, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për PS. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin. Nga PD ishte struktura për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD, pjesë e të cilës ishte dhe Paplekaj.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur nga radhët e PD-së, Emiljani Prenga dhe Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.

V.GJ /Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abobo: 16/07/2025 09:48

    Shkon maloku ne elbasan si strukture kriminale vret nje njeri pa arme ne dore , edhe denohet 7 vjet ???!!! Sot do e lirojn dhe me kusht !

    Përgjigju
  • arbër: 16/07/2025 09:37

    Sa e lirë është jeta në Shqipëri i mer jetën tjetrit dhe dënohesh 6 apo 7 vjet...të dhjefsha drejtësinë...prandaj ka kaq shumë krime sot....tani ky vrasës kërkon lirinë ai tjetri është kalbur në dhe,prandaj ndodhin hakmarrjet sepse drejtësia është e korruptuar,nxirrni malokun të vrasin ndonjë tjetër se është i fortë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?