Arbër Paplekaj (Foto arkiv)

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish-polici Arbër Paplekaj në gjykatë: Isha i tronditur, më dhunuan shokun! E bëra për vetëmbrojtje

7 Korrik 2023, 15:56| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 16:06

  • Share

Ish-polici Arbër Paplekaj pretendoi në gjykatën e Elbasanit se vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021 e ka kryer në kushtet e tronditjes psikologjike. Gjatë pretencës së mbrojtjes, ai tha se në momentin e ngjarjes pala tjetër e ka sharë dhe i ka dhunuar shokun ndërsa ai ka pasur qëllim vetëmbrojtjen.

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit ndodhi në mesin e fushatës elektorale të vitit 2021, ndërsa i pandehuri ishte pjesë e grupit të fushatës së Gazmend Bardhit. Javën e kaluar prokuroria në konkluzionet e saj kërkoi 25 vite burg për ish-policin Paplekaj, për akuzën "vrasje në rrethana cilësuese".

Përplasja e armatosur ndodhi mesditën e 21 prillit 2021, në lagjen 5 Maji të Elbasanit. Një strukturë e paligjshme që kishte ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaloi makinën e Mehmet Greces, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për Partine Socialiste. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, po kështu përforcime pati dhe nga kampi blu. Në vendngjarje kishin mbërritur  forcat e policisë dhe dy zv/drejtorët që nuk mundën ta parandalonin krimin, ndaj janë nën akuzë për shpërdorim detyre. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur nga radhët e PD-së, Emiljani Prenga dhe Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.

Dy vite nga ngjarja e rëndë, gjyqi është drejt fundit në Shkallën e Parë të Gjykatës së Elbasanit, ku  prokuroria kërkon dënimin e Paplekajt me 25 vite burg. Gjithashtu për dy ish-zëvendrejtotrët e policisë, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi prokuroria kërkon dënimin me nga 16 muaj shërbim prove. 

Perplasja 21 prillit 2021, 4 dite para zgjedhjeve 
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 08/07/2023 12:24

    KY KRIMINEL I LINDUR MERITON BURGUN E PERJETSHEM, POR QE TE BEHET DREJTESI PAS HEKURAVE DUHET TE SHKOI EDHE GAZMENDA BARDHI...KRIMINELJA E SALI BANDITIT

    Përgjigju
  • Grupi: 07/07/2023 21:25

    Çfare doje ti ne Elbasan i armstosur o vrases? Kete thuaj te paren. Qellove per vetmbrojtje dhe gjoja per shoket por ike duke i lene shoket aty te plagosur. Ke qelluar sepse je vrases. Nuk qellove personat e armstosur por qellove dhe vrave nje te paarmatosur. Tani erdhi momenti tr paguash per ate qe bere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?