Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg ish-policin Arbër Paplekaj, për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s, ishte i pranishëm në seancë ku dëgjoi verdiktin final të trupës gjykuese, e cila dha 3 vite më pak dënim nga pretenca e paraqitur prej prokurorisë. Nga 1 vit shërbim prove gjykata dha për dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Dënim me nga 16 muaj shërbim prove u vendos edhe për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Avokati i Arbër Paplekaj, Mirash Martini, tha se e vërteta nuk u sqarua siç duhet, pasi gjykata nuk pranoi kërkesat për rindërtim të ngjarjes duke e deformuar atë.
"Vendimi që në fillim të ngjarjes ka pasur përpjekje për të fshehur episodet e mëparshme e më vonë edhe aktet për ta deformuar ngjarjen. Kanë rrëzuar disa kërkesa tonat në mënyra të vazhdueshme me sqarimin e së vërtetës dhe rregullimin e disa deformimeve me rindërtimin e vendit të ngjarjes. Tashmë është e provuar që Paplekaj ka qëlluar me armë por pjesa tjetër e së vërtetës janë refuzuar për t’u zbuluar.
Martini shtoi se vendimi i Shkallës së Parë do të ankimohet në Apel. Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 prill 2021 në mesin e fushatës elektorale dhe nga shkëmbimi i zjarrit, u plagosën efektivja e policisë Xhensila Sota, edhe tre persona të tjerë.
Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaloi makinën e Mehmet Greces, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për PS. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, po kështu përforcime pati dhe nga kampi blu. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe dy zv/drejtorët që nuk mundën ta parandalonin krimin, ndaj u vunë nën akuzë për shpërdorim detyre. Arbër Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit te reparti RENEA në Tiranë.
Perplasja 21 prillit 2021, 4 dite para zgjedhjeve
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
Avokati i Arbër Paplekajt, Mirash Martini nuk ka qenë i bindur me vendimin e Gjykatës së Elbasanit që vendosi të dënojë me 22 vite burg, Arbër Paplekajn si përgjegjës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021. Duke u shprehur se Gjykata qëllimisht dëshiron të njihet vetëm me gjysmë të vërteta, avokati tha se do të ankimohet në Apel.
“Ju keni qenë më pranë të vërtetës sesa policia dhe prokuroria. Në dy vite që ka vazhduar ky gjykim kam jetuar me dhimbjen e familjarëve të Pjerin Xhuvanit. Vendimi që në fillim të ngjarjes ka patur përpjekje për të fshehur episodet e mëparshme e më vonë edhe aktet për ta deformuar ngjarjen. Me gjithë konsideratën që kam shprehur për Gjykatën për respektimin formal të proceduarave ata kanë rrëzuar disa kërkesa tonat në mënyra të vazhdueshme me sqarimin e së vërtetës dhe reegullimin e disa deformimeve me rindërtimin e vendit të ngjarjes dhe një eksperimenti hetimor tekniko-urabistik që do të përcaktonte vendndodhjen e qitësve dhe rrethanave të tjera. Ky refuzim pengonte zbulimin e së vërtetës. Tashmë është e provuar që Paplekaj ka qëlluar me armë por pjesa tjetër e së vërtetës janë refuzuar për t’u zbuluar. E siç e dini një gjysmë e vërtetë mund të shndërrohet në një gënjeshtër të madhe. Shpresojmë që Apeli do të ketë vullnetin për të mësuar të vërtetën dhe kurajën. Natyrisht do ta ankimojmë në momentin që do të njihemi me arsyetimin.”- thotë avokati i familjareve të Pjerin Xhuvanit.
Arbër Paplekaj është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Po Shkodra si ka mundesi qe ti ja dike te gjitha , mos valle i keni bere bashke gjithe ato qe ti pretendon ? S e me bën shume përshtypje, qe ti ja dite te gjitha dhe je aq I informuar sa , Jane per publikim ! Une medoj qe ne Shqiptaret jemi si dhelpra qe kur se kape rrushin thote nuk eshte pjekur ! Ndoshta ke qene ndonje mik-armik . Se babai im punonte gjithe diten , dhe shoku qe i nxjerrte kafe perdite me te , thote ben kundra bande . Kam taku shume si puna jote . Shpresoj te jeshe i arritur sa ai djale more Shkodra dhe mos te jeshe njeri i pabese . Beji nje analize vetes perpara ! Se keshtu jeni gjithe trima ju . Me qe ishte aq I keq pse nuk shkove e konfrentove ne sy . Bejuni pak burra o njerez dhe flisni kur dini te verteten. Kalosh mire
PërgjigjuJepini nje dekorate ”Pishtari saliut”
PërgjigjuEshte """ bukur""" kur bie deshmor ne emer te partis. Si na mbyten keto budallenjt aman. Tani kur te vij bardhi ne pushtet ne 2033 besoj do ti ket ber nja 10 vjet deri sa ta mar ne dor nja dy vjet pastaj e nxjerr. Ky patjeter ka par filmi Osmani prandaj eshte ber kaq i devotshem dhe perfundimi ben ca burg per partin e qenve. Atje ne burg te kalbet.
PërgjigjuGjynah fundja ca beri ky? Hoqi qafe nje lego qe lepiheshe sa andej kendej per nje post e nje tender , e njeh nje elb i ter, mos u merzit o arber se te denon drejtesia po Zoti ste denon per te :)
PërgjigjuPapleka ishte thjsht nje vrases ne duart e "udheheqesve te opozites",te cilet jane vrasesit real.Ai u fut ne krim nga,Luli,Iliri e te tjere.
PërgjigjuDenimi i ketij duhet te jete maksimal sepse si pjestar i forcave speciale eshte i traj uar mire se kur perdoret arma dhe me e rendesishmja eshte sepse nuk i lejohej te merte pjese ne fushata zgjexhore per te mbrojtur homoseksualin Gaz Bardhi.
PërgjigjuE kemi par te gjith qe zbret nga fugoni i bark me kapele e pistolet ne dor si me qen vrases me pages . Ca pune kishte ne elbasan me pistolet ne dor ky kriminel ???
PërgjigjuCa donte ne elbasan ai mbrapa gaz bardhit te vriste nje njeri te pa armatosur ?? Nuk rrinte ne shpi me grua e femijet po do bente si i fort ne elbasan. Ka vrar nje njeri te pa fajshem te pa armatosur. 22 vite jan shum pak
PërgjigjuNje nga asetet dhe profesionistet me te çmuar qe ka pasur ndonjere policia e shtetit. Burrnor, profesionist, i tajnuar dhe besimtar. Pakkush i ka keto virtyte. Personat e tjere ne vendngjarje kush i plagosi??? Ai eshte trajnuar te mbroje jeten e vet dhe te tjereve. Nuk dua te bej gjyqtarin por, Vetembrojta nuk eshte vrasje.Arber mos u merizit. Zoti eshte i madh.
PërgjigjuBESIMTAR KAMIKAZ SI ATA TE AFGANISTANIT. QE SHKOJNE NE LUFTE DHE E LENE FAMILJEN RRUGAVE..... PO 22 VITE JANE PAK PER KTE LLOJE KRIMI... KRIM JO PER VETE MBROJTJE POR KRIM PER TE PERFITUAR PUSHTET DISA KRIMINEL SI BARDHI E BERISHA....
Ai shkoj si "qeni me rrush",qe te mesojne te tjeret: per karriget e te tjereve mos u bej sakrifice.
Dyshoj tek te gjitha keto cilesi qe ti thua. Nuk qelloi ata qe qelluan por qelloi nje person te paarmatosur. Kjo nuk tregon as profesionalizem dhe as burreri. Une mendoj se vrasja ishte e qellimshme dhe e porositur. Nuk mund te kete Wagner ne republiken e shqiperise prandaj ky duhej bere shembull per ate krim qe kreu. Ka qelluar si kafshe dhe kuturu duke plagosur edbe policen e paafte te shqiponjave. Jam dakort me ty kur thua per palen tjeter te horrave qe qelluan por Cfare donte ne elbasan i armatosur ky njeri? Per llogari te kujt vrau? Te flase dhe ti ulim denimin.
Te ishte besimtar e familjar te rrinte me femit e tij mos te shkonte ne elbasan. Ca p e nans dote ne elbasan ??? Pse nuk nejti me gru e me femi po shkoj me vra nji njeru te pa fajshem ??? Ne shkoder rrim e njofim mir arberin cfar djali i keq e negativ esht , vetem tu ba si fort tu ju ra njerzve ne qaf
Denimi duhej te ishte minimumi 35 vite. Perse prokuroria nuk hetoi dhe te conte te pandehur grupin paramilitar te PD? Po Bardhin qe pohoi se keto struktura paramilitare ishin nen urdhrat e tij? Drejtesi e manget. Perse ky qen e biri qenit i stervitur ekzekutoi nje te paarmatosur dhe jo ata qe qelluan? E kuptin gjykata qe grupet paramilitare janw kercenim per sigurine publike dhe kombetare?
PërgjigjuHa mutin e Saliut tani. Si idjot qe je do ishte më mire pushkatimi. Se sa te rriten femijet e Tu me babane burgaxhi. E per cfare. Per pushtetin e Saliut.
PërgjigjuCa beni kshu , a se keni idene sa gabim po beni Po e merrni ne qafe kte djale, Kte deshen ta vrisnin u vetmbrojt, si merrni lek Kshu pa Lidhje per te fajuar nje te pa fajshem! Gjynah ai qe vdiq por si kishte asnje faj se ishin te gjithe te armatosur Dhe duke share dhe me pistoleta te mbushura E kane pa te gjithe ka dale dhe ekspertiza.. Nderkohe nuk denohet njeri nga ata, Denoni arberin qe eshte hallexhi me 4 fmi Punonte dite nate per te siguru jetesen Dhe shume profesional ne punen e tij prej oficeri.
PërgjigjuQenke toc fare ti mor cun. Ate ngjarje e pa gjith bota jo me shqiperia,se si vritet tjetri ne mes te dites me urdher partie. Po skeni faj prtia jote dhe ju rrugacet qe i shkoni pas,te ishte ne nje shtet tjeter do ishit jasht ligjit. Me jep dot nje pergjigje te thjesht cfar ka ber me pak PD kur ka qen ne pushtet se sa partia e punes ne kohen e diktatures. Detyrimisht duhet tju shuhesh emri.
Derziu shme mire e kishte punen si shoqerues i ambasadores amerikane. Cju desh qe e la dhe i shkoi mbrapa Gaz Bardhit. Tani te vuaj pasojat.
VENDIM I TURPSHEM ...KY KRIMINEL ORDINER MERITONTE BURGUN E PERJETSHEM , VETEM KESHTU DO TE KISHTE DREJTESI TE PLOTE
PërgjigjuSa poshtersi ka ber arberi . Duhet burg perjet se ka vrar nje njeri te pa armatosur. Esht vrasje e paster
PërgjigjuO ti brunilda nuk asht argumend se te ka ndimu ty dhe djal i mir . Ke dhe njerez qe skan lan gja pa ba edhe per diken jam engjell se kan ba ndonje te mir . Un zili ket palaco kriminel ??? Un skam nevoj me pas zili ken se i kam tana faleminers zotit . Po ti rreshtova ne koment ca ka ba ky kojshia jot me emra e fakte po si publikon faqja
Moj brunilda jam dakort me ty paska qen njerzor,por pse kaq budalla e martirizohet per partin????????????????????? E per cfar partie nje organizat terroriste qe per bemat e saj sduhet te egzistonte,por jetojm ne albanistan,ne vendin e cudirave.
Po ç’fare poshtersishe ka ba more ti Shkodra qe flet pa fakte ! Une e njoh nga larg , e kam pase ne lagje dhe asnjehere nuk ngacmonte por shikonte punen e vet ! Ne ishim permbytur dhe vetem ky ne gjithe lagjen erdhi e na ndimoj ne vajzave me Gjithe gruan e tij dhe se kishin femije te vegjel .Na hapi shpine dhe jemi lare e shplare , na dha hapesiren e gjithe ne shtepine e tij . Ne kishim ngecur brenda nga permbytjet e ai na ndimoj. Une e kam pase ne lagje per 10 vjet dhe asnjehere nuk e kam pa ate njeri te shikoje majtas apo djathtas , dhe bukun e ndane me ne qe na ishte perbytur shtepia deri sa na erdhen familjaret ! Por ti qenke nje Shkodran qe e paske pase zili me Duket
Te drejte ke vlla , ai ka mbrojt vehten se ishte i vrar sot n dhe Dhe familja pa buke, se as shpi skishte dhe bente nga 2 pune i shkreti, kto plera mafioz kriminele, po vazhdojne t mbrohen Dhe me e poshtra eshte se mbrohen me komente nga njerzit e vete Se arbrin se njeh njeri dhe po spo e mbron njeri.. Uroj drejtsi ne apel dh gjyk larte... Pastaj do. Njihni arberin...
Po ku k@@ dini ju se ca u ka bo aty ,flisni sikur ka vra nji fmij. Aty kan pleks dy banda , ju servil qe ju maroft sufllaqa srrini pa kto komente idiote
BRAVO...
ERGASTOLON DUHET TI JEPNI DHE 30 VITE BURG GAZMENDA BARDHIT NESE DONI TE BENI DREJTESI..SE AI E SHTYU .
Përgjigju