Konkluzionet e ekspertëve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, për të cilin në burg ndodhet Arbër Paplekaj, do të jepen në 24 Maj. Deri tani ekspertët kanë dalluar se pranë viktimës ka qenë edhe një qitës tjetër, dhe dy grupet kanë qëlluar njeri tjetrin me armë.
Nga ajo që kanë parë nga kamerat, ekspertët raportojnë se i pari që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka qenë Pjerin Xhuvani, dhe pranë tij ka qenë një qitës. Në seancën e radhës e cila u zhvillua në Apel, ekspertët bënë interpretimin e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes. Viktima Xhuvani ka qenë i shoqëruar nga disa persona dhe ishte ky grup që nis shkëmbimin e zjarrit.
"Nga reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitësa. Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1-2 metra. Në rrobet e Xhuvanit janë gjetur shenja baruti por jo në duar. Kjo çon ekspertizën në përfundimin se ai nuk ka patur armë. Shenjat janë nga arma e qitësit pranë” thonë ekspertët duke komentuar veprimet e Arbër Paplekës.
Konkulzionet e palëve do të jepen me 24 Maj. Kjo ishte hera e dytë që rindërtohej ngjarja. Më herët, Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen në korrik të vitit 2022, por që duket se ka lënë dyshime mbi konkluzionet. Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukturë e armatosur për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD.
Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, nisi përplasja me armë. Veç viktimës Xhuvani, të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun.
Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.
A ishte e ligjshme kjo strukture para militatare ku bente pjese Papleka? Cfare bente ne Elbasan ky njeri i armatosur? Perplasje bandash qe duhet ndeshkuar rende. Papleka dhe anetaret e SMV dhe pala kundershtare qe ka qelluar duhet te marrin nga 25 vite secili. Te denohet edhe prokurori i Elbasanit qe ka fshehur fakte ne favor te pales tjeter.
PërgjigjuPo nga fugoni i bardh me pistolet ne dor pse doli ??? Ca pune kishte ne elbasan ky nga tropoja ??? Ky duhet te bej burgun asnje tolerim
PërgjigjuArmë me leje dhe ne mbrojtje te votës se lire, po ti ke shit dhe mamin, jo me voten.
PRA VRAU NJE NJERI QE NUK KISHTE ARM...
PërgjigjuPo idiot, qe po levizte drejt atij qe kercenonte me armë. Lexo o injorant...
Pra ta shpetojme Shpellarin se fajin gjithmon e ka i vdekuri.
PërgjigjuArber papleka eshte i pafajshem ka shpetuar nga nje vdekje e sigurte Sepse kane shkuar per ti vrare pa targa pa asgje dhe me ndihmen e policise, por arbri si nje specialist dhe i trajnuar neper misione ushtarake nga shteti ka vepruar per vetmbrojtje. Mendoni si te ishte djali juaj mos mendoni me urrejtje politike e krahinore, se arbri shkoi te merrte nje rroge shtese se ishte me 4 femije Nuk shkoi per politike, thjesht ajo mundsi i doli per ate periudhe. Kush e njeh arbrin e di mire ca djali eshte sot e 20 vjet.. Drejtesi per kte djale. Respekt per Arberin
PërgjigjuXhuvani me xhuvanat paska marr ate qe paska kerkuar.ta gezoj ne boten tjeter.me vinte keq kur lexoja per kte me s class mercedes po me kto qe lexojme me vone qe paskan qen gati per lufte. Te mbaje partine poshte dheut budalli.
Sipas akt ekspertizmit, ka shumë mundësi që Xhuvani të mos jetë vrarë nga Papleka edhe pse ky, siç pretendon për vetmbrojtje, mund të ketë qëlluar në atë drejtim. Sepse përveç Xhuvanit është vrarë dhe Bodinaku dhe janë plagosur dy të tjerë nga shoqlruesit e Xhuvanit. Po këta kush i vrau e i plagosi? A nuk ishin të SMV që drejtohej nga G. Bardhi vrasësit? Po ai që paska qëlluar i pari nga grupi i Xhuvanit, cili ishte? E pra ngjarja ka shumë pikpyetje, sidoqoftë uroj të gjëndet e vërteta, sepse siç thuhet, më mirë jashtë burgut 100 fajtorë, se një i pafajshëm brenda tij.
I sherbeu Saliut dhe e pesoi! Te mos ishte perlyer me opoziten, nuk do kishte patur keto halle!