Arbër Paplekaj

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Apeli vendos rihapjen pjesërisht të procesit gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt! Do kryhet ekspertimi kriminalistik i ngjarjes

4 Mars, 19:47| Përditesimi: 4 Mars, 21:19

  • Share

ELBASAN- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka pranuar kërkesën e ish-efektivit të Gardës, Arbër Paplekaj, për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës në lidhje me vrasjen e ish-zyrtarit në Elbasan, Pjerin Xhuvani.

Me këtë vendim, Gjykata rihap pjesërisht shqyrtimin gjyqësor ndaj Paplekajt. Gjithashtu, Apeli ka vendosur të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si dhe të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.

Gjithashtu, do të kërkohet informacion në lidhje me hetimet që po kryhen për identifikimin e personave të tjerë qe qëlluan në vendngjarje. Në këtë mënyrë, Apeli vendos të rihape shqyrtimin gjyqësor dhe të marrë disa prova të tjera.

Paplekaj i është drejtues disa herë gjykatës, duke kërkuar riekspertim të vrasjes pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

“Nga i pandehuri me iniciale A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, të rindërtohet vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimin e ngjjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e  qitjes, pozicionin dhe vendodhjen e qitësave, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarje. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri, nga ajo e parashikuar nga neni 79 i K.Penal në “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal”, thuhet në kërkesën e Paplekajt.

Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor ish-efektivin e repartit RENEA, Arbër Paplekaj, duke e dënuar me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, dënim i cili bie pas rihapjes së procesit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 05/03/2024 09:11

    Sipas mendimit tuaj ky duhej ti bashkohesh Xhuvanit,PS-es !? A nuk ishte ky doktor qelbanik qe nxori justifikim per djalin e Luzes qe vrau e preu si deshi?

    Përgjigju
  • destan: 04/03/2024 20:10

    Eshte e pa faleshme qe nje profesionist si ky Paplekaj te bej kete vrasje.

    Përgjigju
    • O destan: 05/03/2024 08:49

      E pafalshme esht qe ky u be mercenar ne elbasan . Ca pune deshi ky ne elbasan prapa gaz bardhit ?? Te kalbet ne burg do zoti

    • Vili: 05/03/2024 00:50

      SA LART ISHE PAPI.... SA POSHT RE NEN DREJTIMIN E GAZ BARDHIT.... U BERE MERCENAR, IU BASHKOVE TRUPROJAVE TE VISIT E VAJTE ME SUNDU ELABSONIN.... SA POSHT KE REN...

    • E verteta: 05/03/2024 00:19

      Eri duhej te kishte qelluar ata qe qelluan dhe Xhuvani mesa u pa nuk ishte i armatosur. Perse qelloi Xhuvanin? Nuk eshte vrasje as nga pakujdesia dhe as per vetembrojtje. Gjykata ka te drejte kur thote te hetohen te gjithe ata horra qe qelluan por duhet hetuar edhe kush e organizoi dhe financoi kete grup paramilitar. Te denohen te gjithe per vrasje edhe policet qe nuk vepruan.

    • Eri: 04/03/2024 21:06

      E pafalshme esht qe nje profesionist si ky te burgoset pa te drejt vetem pse veproi ne vetmbrojtje .. ky shtet i flliq i ka dhon pushtet lloj lloj ordineri po ka akoma burra qe stpjerdhin kush je e sa puahtet ke sikur ky paplekaj qe i palosi ordinerat e elbasanit qe ishin msu duke terrorizu popullin e thjesht e kur hasen nhunlesh sdishin ka me ik

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?