ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani nga Arbër Paplekaj dhe mbetën të plagosur 4 persona. Report Tv mëson se efektivja që mbeti e plagosur Xhensila Sota, po tregon ngjarjen për grupin hetimor. Prokurori i çështjes Ridvan Suka kanë rindërtuar nga e para skemën e vrasjes, teksa në zonë u vendos edhe shiriti i policisë "skenë krimi".
Report Tv sjell video nga momenti kur Sota tregon me detaje atë që ka parë në atë ditë pune, aspak të zakonshme për të. Duket se rihetimi i çështjes vjen dhe pas deklaratave të Nuredin Dumanit ku bëhet me dije se ky i fundit ka nxjerrë pista të reja që mund të hedhin dritë mbi krimin, megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga burime të sigurta për Report Tv.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.
Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një strukture të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.
Report Tv sjell videon kur efektivja që mbeti e plagosur ditën që u vra Pjerin Xhuvani, Xhensila Sota rindërton skemën e vrasjes.
Ca shteti kemi ne , nje plere drejtor policie Qe i shkoi e kerkoj falje per ngjarjen e ndodhur Viktimave! Ne vend te sekuestronte kamarat nga fillimi ne fund, E beri krimi me cunat e vet dhe sot e kesaj dite Ato i kane filmimet, se aty eshte cdo gje e qarte Dhe ai qe eshte brenda sdo bente asnje dite burg Kur te dalin kto 20 veta me pistoleta e kallash ne duar.
PërgjigjuArberi eshte hero dhe super djale, shume profesionist e njohin te gjithe. Ato qe po mundohet t'ia hedhin, e kane te kote Sepse eshte e zeza mbi te bardhe! Ato i kane ardhe me arme dhe ky eshte vetmbrojtur. Po te ishte femije juaj, vellai apo kushdo ne vend te Arberit, Do mbeteshit te vrare aty dhe sot sdo kishte asnje deshmitar As te akuzuar dhe te gjithe di ishin te lire, Sdo kishte duman si perfshinte! Sa me shpejt dalte e verteta, dhe Arberi ti bashkohet familjes, Sado qe ska asnje siguri ne kte plere shtet dhe po doli . Respekt
PërgjigjuPo keta tani u kujtuan per skemen e krimit,,,apo mbase ndryshojne provat te lehtesojne te akuzuarit.
Përgjigju