Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, shtyhet për herë të 3 seanca gjyqësore për Arber Paplekajn! Lihen në 'arrest shtëpie' 2 ish-nëndrejtorët e policisë

14 Shtator 2022, 09:46| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 13:46

  • Share

Shtyhet për herë të tretë seanca gjyqësore në ngarkim të ish efektivit të Reneas Arbër Paplekaj.  Nëse në dy seancat e mëparshme shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Arbër Paplekaj, sot nuk është paraqitur avokati Demir Çiftja, i cili përfaqëson dy nga punonjësit e policisë, për shkak të një seance tjetër që zhvillohej në SPAK. Ndërsa seanca e radhës u lajmërua pas dy ditësh me datë 16 shtator, gjasat që të shtyhet sërish janë të mëdha. Pala mbrojtëse kërkon të fitojë kohë, pasi skadimi i afateve ligjore do të çonte në pushimin e çështjes.

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë. Ndërkohë dy zv drejtorët e policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, vijojnë të jenë në “arrest shtëpie”.

Jo më larg sesa paraditen e sotme, avokatët e tyre kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë, pasi sipas tyre kanë ndryshuar kushtet, pra kanë përfunduar hetimet, nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave, nuk ekziston rreziku i largimit të tyre si edhe kushtet ekonomiko-familjare. Por pretendimet e palës mbrojtëse nuk e bindën gjykatën. Kjo e fundit la në fuqi masën “arrest Shtëpie” për ish-nëndrejtorin e policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Prokurorët e çështjes Ritvan Suka dhe Platin Alicka pushuan akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj. Po ashtu akuzat u pushuan edhe për heqjen e paligjshme të lirisë për të gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi.

Nga ngjarja e 21 prillit 2021, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje, pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin te paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 14/09/2022 14:09

    Ky krimineli papleka duhet te bej burg perjet se i ishte rrit shum mendja kohet e fundit tu ju ra ne qaf njerezve . Ka vrare nje njeri pa arme ne dore dhe ka plagos disa tjere. Burg perjet qenit

    Përgjigju
    • Shkodran kar: 14/09/2022 19:45

      Kokrra k**** prej shkodres kur sdi gja mos ha m****

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?