Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi

Politikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit nga shoqëruesi i Bardhit, Patozi: Kurrë s’do të derdhet gjak për mandatet e BD, këta s’duhen votuar më

23 Prill 2021, 15:25| Përditesimi: 23 Prill 2021, 15:29

  • Share

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur lidhur me betejën e tij elektorale të 25 prillit dhe ngjarjen e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, 2 ditë më parë në Elbasan.

Në emisionin “Të paekspozuarit” ai u shpreh se nuk do të lejojë që asnjë qytetar të rrezikojë jetën e tij për mandatet e Bindjes Demokratike.

“Është derdhur gjak shqiptari dje. Dhe unë ja kam shpjeguar që nëse do gërvishtet qoftë njëri prej tyre, kjo të mos jetë kurrë për mandatet e Bindjes Demokratike.”, tha Patozi duke shtuar se “këta nuk duhen votuar më”.

Ai tha Shqipëria ka nevojë që 71 mandate të mos i lerë në duar të këqija.

“Mos e lidhni me emrin e Astrit Patozit këtë që po ndodh sot. Ky është një fenomen për të shkundur fenomenin politik në Shqipëri. Ne nuk do e rrëzojmë lisin me një të rënë të sëpatës. Shqipëria ka nevojë që 71 mandate të mos i lerë në duar të këqija. Ne këtë gjë mund ta realizojmë dhe unë jam besimplotë. Unë kthehem nga Shkodra, e nisëm dhe e mbyllëm fushatën aty. Shkodra ka një lloj simbolike si pararendësë e ndryshimeve për mirë të Shqipërisë. Është derdhur gjak shqiptari dje. Dhe unë ja kam shpjeguar që nëse do gërvishtet qoftë njëri prej tyre, kjo të mos jetë kurrë për mandatet e Bindjes Demokratike. Ne jemi për atë që Shqipëria duhet të ndërrojë dorën, këta nuk duhen votuar më”, tha Patozi i cili ftoi qytetarët të votëbesojnë numrin 4.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani ndodhi 2 ditë më parë rreth orës 2, në rrugën “5 maji” në qytetin e Elbasanit, nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?