ELBASAN- Një video e re nga momentet e fundit të Pjerin Xhuvanit, pak para se të ekzekutohej nga grupi i Armatosur të PD, është publikuar për herë të parë. Në videon e siguruar nga Report Tv duket që ka pasur përplasje midis dy grupeve. Po ashtu në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para.
Nga pamjet shihet Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani, i cili më pas ekzekutohet. Në ngjarjen në fjalë që bë ‘mollë’ sherri mes palëve politike, u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre një efektive policie.
Ndonëse kanë përfunduar hetimet nga prokuroria, seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj është shtyrë për plot 6 herë. Në seancën e fundit, avokatët kanë kërkuar të njihen me dosjen hetimore të Paplekajt. Nën hetim për këtë ngjarje kanë qenë edhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave 'Shqiponja' për shpërdorim detyre.
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.
Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
Duket qarte se policia e shtetit eshte ne sherbim te bandave pasi nuk nderhyn fare as para se situata te degradoje dhe as me pas. Nje automjet qe leviz pa targa??? Qe ktu duhej shoqeru drejtuesi i mjetit. Sa per Arbrin ju bafte pushka top, se eshte djale i beses, duket qarte ne vidjo qe po mundohej te qetesonte situaten. Aaa po qe puna per tu vra kot per pordhet e xhuvaneve i lumt pushka. Duket qarte qe eshte i pa fajshem, te ishte me faj nuk dorezohej por arratisej si Kel çami.
PërgjigjuJo po te vritej nje here nga jevget e elbasanit yyytt bullgaret e mutit
Po qetesonte situaten me arme ne dore?!! Edhe ne sherbim te ishte ka rregulla se si perdoret arma. Ishallah burg perjete dhe ta shijoje ne burg pushken top