Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria gjen prova të reja, kërkon 'arrest në shtëpi' për 6 policët, avokatja e familjes: E dinin që Paplekaj ishte i armatosur

21 Shkurt 2023, 13:25| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 14:50

  • Share

ELBASAN- Prokuroria ka zbuluar prova të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit 2 vite dhe ka kërkuar të caktohet masa arrest shtëpie për 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun,  Erion Ballën, Erion Meçjen, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.

Avokatja e familjes Xhuvani thotë se Prokuroria arriti të zbulojë se policët ishin në dijeni për 3 furgonët e skuadrave të Strukturës së Mbrojtjes së Votës të PD-së si dhe për faktin se Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur. Kanë qenë këto dy detaje të reja që kanë nxitur prokurorinë të bëjë kërkesën e re për 6 efektivët, gjë që pritet të shqyrtohet më 24 shkurt. Gjatë seancës së kaluar Report TV mësoi se gjatë dëshmisë së tyre policët pranuan se thjesht kanë kryer transportin e mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe se nuk kishin dijeni mbi ngjarjen.  Mes dëshmitarëve ka qenë edhe një person i cili ka pasur të parkuar makinën e tij pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit.

Çfarë ndodhi më 21 prill të 2021:
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Ora 13:42
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja e familjes: 6 policët kishin dijeni që Arbër Paplekaj ishte i armatosur

 

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka zbardhur sot detajet e reja për vrasjen në Elbasan. Avokatja u shpreh se rezulton se 6 policët që sot prokuroria kërkon arrest shtëpie kanë pasur dijeni për ekzistencën e 3 furgonëve së strukturës së mbrojtës së PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i armatosur.

““Është një e re shumë e rëndësishme – pohoi avokate Tahiraj – sepse e bën akoma shumë misterioze dhe sigurisht të pakuptueshme sjelljen e policisë përpara vrasjes. Me këto prova të reja që na dhanë Prokurorët, nga e cila rezulton se ishte të paktën një person i armatosur, në mendimin tim do të ishte dashur që të ndërhyej në mënyrë të ndryshme nga ajo sesi, në të kundërtën, ndodhi. Me një veprim të drejtë parandalues ajo vrasje do të kishte qenë e mundur që të evitohej”.

Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës arrest në shtëpi, për 6 policët e Shqiponjës. Rezulton se kanë pasur në dijeni për ekzistencën e 3 furgonave së strukturës së mbrotjes  së botës së PD-së. Dhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur me armë.”- tha avokatja e familjes Xhuvani.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/02/2023 23:13

    Policet dhe eproret e tyre duhet te shkojne ne burg,sepse ketu nuk behet fjale per mbrojtjen e nje V.I.P.,apo politikani;ketu behet fjale per vota dhe per lejimin,apo mbylljen e syve nga ana e policise e strukturave te paligjshme, paralele me shtetin per gjoja /mbrojtjen e votes/,aq me teper qe kane qene te armatosur.

    Përgjigju
  • Timi: 21/02/2023 18:53

    Elbasani duhet ti jape medalje ketij tipit se tani ka nje plehre me pak.

    Përgjigju
  • Genti: 21/02/2023 15:42

    Siç duket Policet prisnin ndryshimin e pushtetit qe te ligjeronte vjedhje ne radhet e policise se tani ska me ka marre fund vjedhja me kohe kush nuk e kupton eshte per te ardhur keq

    Përgjigju
  • Arber: 21/02/2023 14:51

    Respekt per Arber Papleken, mos i ndodht kujt, Se askush smund te paragjykohet, Ishte nje vetmbrojtje dhe sherr i dy anshem Qe mund te shmangej nga te 2 palet Por qe shkuan me motiv gangster Jo per tu sqaru apo negociuar dhe skishte si te ndodh ndryshe Kur je perpara armeve dhe sharjeve!

    Përgjigju
    • Gripi: 21/02/2023 20:42

      Respekt perse vrau nje njeri te paarmatosur? Ky i trajnuari per te mbrojtur jete qellon nje njeri te paarmatosur dhe jo ata qe kane goditur me arme? Çfare te malokes kerkonte ne elbasan ky njeri i armatosur? Perse vrau Xhuvanin e paarmatosur? Mos valle Xhuvani ishte objektiv i vertete i vrasjes? Policet duhet te shkojne ne burg per shperdorim detyre por eshte e padrejte qe dhe anetaret e struktures paramilitare te PD-se mos te ndeshkohen rende penalisht edhe si nxites te vrasjes.

    • Lala: 21/02/2023 18:28

      Arbeit cun i mir esht vertet pooooor bente gangsterrin me arme pa pasur te drejten kushtetuese te ndalonte ropt rruges ne elbasan.milici private ishin bo.politika perdor e sheet naivet.pse se hongri arjani por vetem arbri se e perdoren.fajin e ka vet

  • Sigi: 21/02/2023 14:34

    Pjesmarrja 3 strukturave paramilitary gjoja per mbrojtjen evvotes kane si organizatir aGazmend Bardhi we e kavpranuar vet me gone she figure a NUK duhet narre I pandehur ? Cdo strukturave jashte ligjeshme duhet denuar.Vetem policia e shtetit ka te drejte ligjore te mbroje voten e kujtdo

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 21/02/2023 15:16

      Kjo eshte gjykata ne vend te akuzoje Gazmend Bardhin policet e dinin se u paguan per te mos folur .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?