Vrasja e policit në Fier, autori ende në arrati! Kontrollet shtrihen edhe në Gjirokastër e Tepelenë! E shkuara kriminale e familjes Mërnica, babai u dënua me 20 vite, 2 vëllezër në burg

14 Maj, 08:15| Përditesimi: 15 Maj, 08:04

  • Share

FIER-  Azgan Mërnica, autori vrasjes së policit në Fier prej më shumë se 24 orë gjendet në arrati. 23-vjeçari dyshohet se ka lëvizur në këmbë nga fshati i tij, Sulaj në Havaleas dhe Apolloni. Forca të shumta të policisë së Fierit, FNSH-së dhe RENEA janë angazhuar në kërkime në afërsi të parkut te Apolonisë, ku dyshohet se autori qëndron i fshehur në ndonjë bunker.

Por nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe në ndonjë banesë, ndaj po kryhen kontrolle intensive.  Policia ka vendosur 30 mijë euro në dispozicion për informatorin e vendndodhjes së vrasësit. Po kështu po ushtrohen kontrolle në automjete përgjatë aksit Fier-Seman.

Gjatë pasdites dhe në mbrëmje kërkimet u shtrinë në Gjirokastër, pas informacioneve se ishte parë një person i ngjashëm më vrasësin. Dyshohet se ai synon të kalojë kufirin me Greqinë.  Mërnica konsiderohet i rrezikshëm, pasi me vete dyshohet se mban armën e krimit. Ka negociata me familjarët për t'u vetëdorëzuar, babai deri tani ka qenë bashkëpunues me policinë, por nuk ka rezultate akoma. 

23-vjeçari ekzekutoi mesditën e së hënës me plumb në kokë, efektivin e Shqiponjave Novruz Canaliaj. Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë një konflikt i momentit për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori jetonte në fshatin fqinj.

Mësohet se Azgan Mernica, shoqërohej nga nëna e tij në makinë, kur ndodhi krimi. Ajete Mërnica në dëshminë e dhënë për hetuesit është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. I biri zbriti nga makina dhe nisi të konfliktohej me policin.

“Kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e autorit, “më pas djali më ka dërguar me makinë te shtëpia e vëllait tim dhe është larguar”. 

Mërnica, i cili ka dhe vëllanë në burg per tentative vrasje ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021. Kjo faktohet lehtësisht përmes një fotoje të postuar nga deputeti i Berishes, Luan Baci në prill të vitit 2021.

23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Sipas saj, babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave'?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Ora 18:56
Vrasja e policit në Fier, një person i ngjashëm me autorin është parë në Gjirokastër

 

Vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia mesditën e djeshme në fshatin Baltëz të Fierit. Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se kontrollet janë shtrirë në një territor më të gjerë.

Përpos policisë së Vlorës autori dyshohet se është larguar në drejtim të Gjirokastrës e Tepelenës.Burime të policisë së Fierit bëjnë me dije se një person të ngjashëm fizikisht me autorin është parë në Gjirokastër.

Policia po verifikon informacion e marrë dhe për këtë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës. Policia ngre dyshimet se personi mund edhe të tentojë të kalojë kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë në fshatin Pojan. Kontrolle po bëhen në stane, në tunele, në Tepelenë.

Ora 14:23
E shkuara kriminale e familjes së vrasësit të policit në Fier! Babai u dënua me 20 vite për vrasjen e kunatit, 2 vëllezërit e tij ende në burg

 

Autori Azgan Mërnica dhe polici i vrarë Novruz Canalia

RENEA dhe Policia e Fierit po vijojnë me kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes së policit në Fier. Dyshimet janë se ai është fshehur në Apoloni dhe se nuk ka dalë nga Fieri. Kështu kontrollet janë përqendruar në këtë zonë, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe nëpër banesa.

Armën e krimit në momentin e largimit nga vendi i ngjarjes 23-vjeçari Azgan Mërnica e ka marrë me vete dhe dyshohet se është i armatosur.

Report Tv mëson edhe detaje nga e shkuara kriminale e familjes së autorit. Babai i tij, Petrit Mërnica ka bërë 20 vite burg për vrasjen e kunatit.

Ndërkohë, një prej vëllezërve është në burg për tentativë vrasje. Vëllai Kiri Mërnica bashkë me 3 të tjerë më 17 prill 2021 u përfshi në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj.

Po ashtu, Kiri Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në 2019-ën, ku u vra me armë zjarri Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues në fshatin Sulaj. I riu, Novruz Cenalia sipas burimeve nga mediat, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë.

Ndërkohë edhe vëllai tjetër i 23-vjeçarit është i në burg në Gjermani.

Ora 11:16
Vrasja e policit në Fier, dëshmia e nënës së autorit: U zunë për kalimin në rrugë, dolën nga makina dhe debatuan! U thash mos, por djali e qëlloi

1715678328_1715676799novruzcenaliaasllanmernica.jpg

Në makinë me Azgan Mërnica gjatë konfliktit me policin 28-vjeçar ishte edhe nëna e autorit. Ajo ka dhënë deklarime në polici dhe para grupit hetimor ka rrëfyer sherrin që djali i saj kishte me Novruz Cenalinë. Nëna e autorit, Ajete Mërnica, i tha policisë se dy të rinjtë u konfliktuan për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit.

Më pas, sipas saj, ata dolën nga makinat dhe debatuan me fjalë. Në këto momente gruaja deklaroi se u tha te rinjve "mos, mos" disa herë por djali i saj me pas  e qëlloi me pistoletë policin 28-vjeçar.

Grupi hetimor ka përjashtuar dy prej pistave që u ngritën në fillim që vrasja mund të jetë si hakmarrje për ngjarjen e ndodhur në vitin 2005 në Has por edhe pistën tjetër që mund të jetë hakmarrje për arrestimin e vëllait të autorit nga babai u viktimës lidhur me vrasjen e Florian Selimit në vitin 2019.

Ora 10:31
RENEA ‘blindon’ Fierin, kontrolle gjatë gjithë natës për autorin e vrasjes së policit në Sulaj, Havaleas, Apolloni

 

RENEA dhe forcat Shqiponja’ po vijojnë kontrollet në Fier për kapjen e autorit të vrasjes së policit Novruz Cenalia.

23-vjeçari Azgan Mërnica është end enë kërkim, ndërsa kontrollet janë përqendruar në fshatin Sulaj dhe Havaleas, ku dyshohet se është larguar autori i vrasjes.

Pasi braktisi makinën në fshatin Baltëz, autori është larguar në drejtim të këtyre dy fshatrave dhe më pas në Apoloni në këmbë. 

Policia ka kontrolluar përgjatë gjithë natës në zonën Sulaj, Havaleas, Apolloni. Deri më tani janë shoqëruar 12 persona, familjarë të autorit.

 

Ora 10:19
Vrasja e policit, nesër përcillet për në banesën e fundit! Homazhe në teatrin e Bylisit në Fier

1715674806_polici.JPG

Polici i Fierit Novruz Cenalia i cili u vra një ditë më parë do të përcillet nesër për në banesën e fundit.

Para ceremonisë mortore, në teatrin e Bylistit do të mbahen homazhe në nder të policit që u vra me një plumb në kokë teksa po shkonte të merrte detyrën.

Ora 09:47
Vrasja e policit në Fier, Policia kontrolle makinave në aksin Fier-Seman

 

Policia vijon kontrollet për kapjen e autrit të vrasjes sëpolicit Nevruz Cenalia në Fier. Report Tv sjell pamje ndërsa efektivët ushtrojnë kontrolle në rrugën kryesore Fier-Seman.

Policia ushtron kontrolle brenda mjeteve.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga autori Azgan Mërnica, 23 vjeç.

Ora 09:01
Vrau policin pas sherrit se kush kalon i pari në rrugë, autori ishte në makinë me mamanë

1715604719_logoreportperYOUTUBE.00010213.Still044.jpg

Autori Azgan Mërnica, në kërkim nga policia

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier. Mësohet se autori i vrasjes ka qenë në makinë me mamanë në momentin kur ka qëlluar me një plumb në kokë policin 28-vjeçar.

Gjithçka nisi pas një sherri se kush do kalojë i pari me makinë në rrugën në fshatin Baltëz, kur autori Azgan Mërnica e qëlloi për vdekje efektivin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faji i kujt ?: 14/05/2024 21:59

    Sioas meje faj do ket pas i ndjeri sepse bejn si te fort me xhama te zinj targa te huaja e ju duket vedi si cuba . Ai me te emen , djal me seder se ka duru . Pse polici doli te shahet e te bej shamat ?

    Përgjigju
  • I drejti: 14/05/2024 21:18

    Spo kuptoj ça dun keta lloj kriminelash ne Fier ata duhet te rrine atje ku kane origjinen ne mal,gjynah ai djale nëne

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 14/05/2024 20:33

    O mos e kerkoni tjeter kund pasi ai sigurt eshte tek pallati i sali berishes, a nuk doli se eshte ushtar i tij,kete e thot edhe baqi i cili ndihet krenar qe e kishte ushtar.

    Përgjigju
    • Vlora: 14/05/2024 20:48

      @Fatosi-kosove po atje është bashkë me motrën tënde.

  • vilson: 14/05/2024 20:01

    Këta janë ushtaret e Sali non grates.

    Përgjigju
  • Ninja: 14/05/2024 19:17

    Kete kan per ta gjet te vdekur eshte vetvrar

    Përgjigju
  • titi kavajes: 14/05/2024 16:53

    te kapet dhe te varet por edhe te rrihet mire nga policia

    Përgjigju
  • Turi: 14/05/2024 16:11

    Shihni statistikat! Ku ka shpedhar ka krim!

    Përgjigju
    • Altini: 14/05/2024 19:34

      Shikojo statistikat she rraportet qe pasqyroi policia sot o laluc , vlora qyteti me kriminalitetin me te madh dhe dibra me e sigurta . Prandaj mos ha m** shume.

    • Shpellari: 14/05/2024 18:06

      Kerkoni bunkeret e na lini rehat ne shpellareve

  • Agjenti: 14/05/2024 16:08

    Familje kriminelesh. Ju vrafte zoti pjelle e keqe

    Përgjigju
  • Deri: 14/05/2024 15:57

    Po kjo qenka familje me parime.

    Përgjigju
  • E. Rama: 14/05/2024 12:30

    Kokat hengshin

    Përgjigju
  • Nena: 14/05/2024 11:38

    Kjo vetem nene nuk esht derisa ka rrit nje kriminel qe i armatosur i merr jeten nje njeriu.Sot nje tjeter nene varros femijen e saj sepse ky kriminel i mori jeten.Uroj qe policia te tregoj qe shteti nuk preket dhe ta eliminoj nje perbindesh te tille dhe kjo nene perbindesh ta provoj te njejten dhimbje qe i biri i shkaktoi asaj nenes tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?