Vrasja e policit në Kosovë, Haziri në Report Tv: E panevojshme të zëvendësohet policia e Kosovës me KFOR-in në veri! Serbia duhet ndëshkuar, të merren masa drastike

3 Tetor 2023, 13:25| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 14:04

  • Share

Situata jashtëzakonisht e tensionuar në veri të Kosovës ka qenë sërish tematikë në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri theksoi se ka një vonesë të madhe nga faktori ndërkombëtar lidhur me masat që duheshin marrë karshi Serbisë.
 Nga ana tjetër, Haziri theksoi se KFOR nuk do duhet të marrë kontrollin e plotë në veri të vendit siç propozoi Rama dhe siç propozoi edhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Vonesë ka në dënimin e Serbisë. Sepse palët nëse nuk operojnë, kur ka një agresion në territorin e Kosovës, natyrisht që duhet të bëhet një masë ndëshkuese ndaj Serbisë.

Cilat të jenë masat? Serbia duhet të vendoset në zonë sigurie, mos të ketë të drejtë të aktivizojë ushtrinë në territorin e Kosovës dhe duhet të ketë forca të KFOR në kufi.

Numerikisht duhet një numër dhe ndërrim i forcave të NATO-s në Kosovë. Për LDK është e panevojshme që të zëvendësohet mandatet e institucioneve të policisë në veri nga KFOR.”- tha ai.

Haziri theksoi se Kosova  e ka të qartë se çfarë kërkon nga procesi i dialogut ndërsa theksoi se nuk mund të ketë një vijimësi të negociatave nëse Serbia nuk ndëshkohet.

‘Kemi një konfirmim për nevojën e dialogut, që të implementohet marrëveshja e Ohrit. Kemi dhe një kërkesë që palët të eliminojnë çdo tendencë për shkaktimin e krizave.

Serbia e ka të qartë s’duhet të shpëtojë pa ndëshkim."- vijoi ai. 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?