Vrasja e policit në veri, eksperti i sigurisë: Kërkojnë destabilizimin e Kosovës! Analisti: Lajçak e Escobar po përkëdhelin Serbinë

25 Shtator 2023, 15:50| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 16:15

  • Share

Veriu i Kosovës është në qendër të vëmendjes pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku. Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka komentuar në Report Tv trazirat në veri dhe grupin e armatosur serb që ishte futur në veri të Kosovës dhe hapën zjarr duke vrarë një polic dhe plagosur një tjetër. Ibishi tha në emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj se qëllimi i tyre ishte destabilizimi i Kosovës.

“Ata kanë shfrytëzuar kufijtë për të futur armatimin, kjo e fundit që lidhet me këtë aksion është një ndërhyrje e një grupi terrorist, kjo ishte një betejë e vërtetë që ka pasur qëllim ta destabilizojë Kosovën, të inskeunuar nga Beogradi. Kanë gjetur një pikë strategjike, më afër kufirit me Novi Paza dhe kanë e menduar se duke shfrytëzuar objektin e manastirit të nisin me një sulm, bllokadë të rrugëve dhe kur reagon policia të kryejnë akte terroriste me tendencë që kjo të zhvillohet në të gjithë veriun”, tha Ibishi.

Analisti Dritëro Arifi thotë se grupi i strukturuar ka pasur mbështetjen e Beogradit dhe sipas tij një pjesë e shtetit ose e sistemit të sigurisë ka qenë në dijeni të sulmit që ata do kryenin pasi kanë pasur mbështetje sa u takon armatimeve.

“Parë nga organizmi, struktura, armatime ka qenë i përgatitur, por ndoshta momenti është përveç të mbahet në këtë fazë, si pas dështimit të negociatave, pala serbe ka menduar se Kosova është në pikën më të ulët të imazhit diplomatik, dhe kanë menduar të shfrytëzojnë këtë situatë duke krijuar kaos në veri. Qëllimi është autonomi apo ndarje në veri. Shteti serb ka qenë në dijeni, apo një pjesë  e sitemit të sigurisë, se të gjitha armatimet dhe inteligjenca janë asistuar nga Serbia. Kjo është goditje e madhe për Sebinë dhe serbët lokal atje”, tha Arifi.

Ndërkohë, për analistin Nezir Kraki kjo vjen pasi ndërkombëtarët përkëdhelin Serbinë.

“Kam muaj mos të them vite që alarmoj me shkrime se qasja e ndërkombëtareve krashi Serbisë është e gabuar dhe përkëdhelja e Serbisë nga ndërkombëtarët, sidomos nga Escobar dhe Lajcak, s’do japë rezultat tjetër veç apetiteve serbe që sa vijën e shtohen për të destabilizuar Ballkanin”, tha Kraki.

Policia e Kosovës u sulmua dje nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës ku u vranë 3 serbë ndërsa u arrestuan 6. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?