Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Rusi, Aleksandër Grushko, ka reaguar ndaj ngjarjeve të 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Ai shprehet se për shkak të politikës nxitëse të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, Rusia nuk sheh mundësi për një stabilizim afatgjatë të situatës në Kosovë.
“Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështetet tek shefat e tij, Uashingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së”, tha Grushko.
Sipas tij, reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i ngadaltë dhe joparimor. Ndërsa shtoi se kjo e bind Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të sjellin rezultate, raporton Euronews Serbia.
Lajmi kryesor:
Ambasada e Kosovës në Belgjikë ndez qirinj në nderim të heroit Afrim Bunjaku
S.S/ReportTv.al