Avokati serb Cedomir Stojkoviç, i cili paditi pak ditë më parë Milan Raidoçiç dhe grupin e armatosur të Banjskës që vrau efektivin Afrim Bunjaku, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Report Tv. Avokati serb në emisionin ‘Studio Live’ u shpreh se ky grupi i Milan Radoiçiç sipas ligjeve serbe është një grup terrorist.
‘Sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, të gjitha grupet paramilitare që nuk i përkasin strukturës së shtetit, janë grupe terroriste. Ne shohim se këto grupe të armatosur rëndë, duan të përdorin forcën për të arritur qëllime politike. Dhe pikërisht, ky grup i Milan Radoiçiç është një grup terrorist. Si kaluan ato armë të rënda pa u ndaluar dhe pa u kontrolluar nga territori serb në Kosovë, në rrugë tokësore? Dhe zyrtarët e shtetit këtu këtë kanë bërë. Të ndihmosh grupin e Milan Radoiçiç do të thotë se po ndihmon terrorizmin. Dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë personi që ndihmon këto grupe paramilitare dhe terroriste është presidenti Vuçiç. Ai qëndron pas të tilla organizimeve.’- tha Stojkoviç.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Flet për Report Tv politikani serb që paditi për terrorizëm Radoiçiç dhe Vulin: Vuçiç qëndron pas sulmit në veri të Kosovës! Qëllimi i tij, skenar si në Donbas e Krime
M.Q.//ReportTv.al