Vrasja e policit në veri, eksperti i sigurisë: Vuçiç të dorëzojë para drejtësisë së Kosovës anëtarët e bandave! Janë stërvitur për luftë

25 Shtator 2023, 22:22| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 22:44

  • Share

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, duke komentuar në Report Tv situatën në veri të Kosovës, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç duhet të dorëzojë kriminelët që janë kthyer në Serbi para drejtësisë së Kosovës. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo, Kulla thotë se ata kriminelë që organizuan sulmin në Kosovë duhet të gjykohen dhe të tregojnë se kush i ka dhënë urdhrat për sulmin. Sipas tij, ata janë mercenarë të paguar dhe të stërvitur për të krijuar luftë tjetër në Ballkan.

“Vuçiç ti kapë ata që janë kthyer në Serbi dhe t’ia dorëzojë KFOR. T’ia dorëzojë dhe të gjykohen dhe të thonë ata kush i ka dhënë urdhrat kush i ka dhënë armatimet, kush i ka dhënë paratë. Ata janë mercenarë të paguar dhe të stërvitur për të krijuar luftë tjetër në Ballkan. Të dalin të flasin kush e ka kërkuar, të hapet dhe hetim ndërkombëtar”, tha Kulla.

Kulla thotë se anëtarët e grupit kriminal që u futën në Kosovë janë të stërvitur nga forcat speciale të Serbisë.

Kemi të bëjmë me një situatë të mbartur shumë më para, me grup të përgatitur mirëfilltë dhe të stërvitura nga forcat speciale të Serbisë. Këto janë dy nga ato grupe që Kurti dhe Sveçla i ka futur në listat e terroristëve. Këta një ditë të bukur guxuan dhe vranë një polic të Kosovës. Kemi të bëjmë me njerëz që janë de facto të Serbisë, me mbështetje financuare ushtarake, policore të republikës së Serbisë. Këto janë gjëra konkrete me emra dhe mbiemra. Ka dalë emri i Milan Radoçiç. Ai është në listën e zezë të SHBA-së. Për herë të parë Radoçiç mund ta trembë Beogradin. Ai menaxhon prej vitesh dogën, krimet, kriptovalutat”, tha Kulla.

Kulla thotë se anëtarët e bandave nuk e prisnin që të rrethoheshin nga Policia e Kosovës dhe sipas tij janë arratisur nga tunele që kanë pasur në manastir.

“Prandaj e kanë bere manastiri pasi kanë 3 tunele të hamameve. Ata janë arratisur nga ky kanal. Policia ka bere maksimumin në perimetrin e  sigurisë. Ata nuk e kane pritur qe te shkojnë forcat e policisë dhe ti rrethojnë. Ata kane ecur me idenë se nuk do ti godasin,” u shpreh Kulla.

Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?
Policia e Kosovës u sulmua dje nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës ku u vranë 4 serbë ndërsa u arrestuan 6. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?