Vrasja e policit në veri të Kosovës, Hajdari në 'Repolitix': Terrorizëm politik! Haklaj: Synohej spastrim etnik! Kalaja: Pas sulmit fshihet Vuçiç

26 Shtator 2023, 21:58| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 22:55

  • Share

TIRANË- Veriu i Kosovës është ende i tensionuar që pas ngjarjes së rëndë, ku bandat kriminele serbe vranë efektivin Afrim Bunjaku. Por kush fshihet pas këtij sulmi dhe çfarë do të ndodhë me dialogun Kosovë-Serbi? Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari e konsideroi ngjarjen e së dielës si terrorizëm politik. I ftuar në Report Tv, Hajdari thotë se ky rast tregoi se Serbia nuk ka asnjë shans që të ndryshojë qasjen e saj, që natën sillet si terrorist politik dhe ditën bën rolin e viktimës. Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, e krahasoi ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi me masakrën e në vitin 1999.

“Me kujton masakrën e Reçakut. Ngjashmëria është shumë e madhe, atëherë ata vranë njerëz të pafajshëm ndërkohë tani sulmuan shtetin e Kosovës, policinë e Kosovës pas 25 vjetësh. Është identik. Na kanë vrarë në janar në mënyrën më barbare, por si pasojë e faktorëve ndërkombëtarë. Ky është terrorizëm politik, se pjesëmarrja dhe vënia në krye nga Rajdoçiç, shpallja 3 ditë zie për ata që goditën Kosovën, pasimi që i bën Vuiçiç që e shpall ditë zie kombëtare, e ka nxjerrë zbuluar para perëndimi dhe politika maskaradë e Vuçiç do marrë fund shpejt.

Beogradi dhe politikbërësit serbë treguan që janë në unison. Ata janë kriminelë, kanë për të dalë prova se këta njerëz që drejtojnë popullin në Serbi janë terroristë politikë, me prova. Ne e kemi ditur që s’kanë dash kurrë dialog, por ky rast na dha mundësi për ti provuar botës se Serbia s’ka asnjë shans nëse nuk ndryshon qasjen, që natën sillet si terrorist dhe ditën bën rolin e viktimës. SHBA do e konsiderojë sulm të mirëfilltë terrorist politik”, tha Hajdari.

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Azgan Haklaj grupi ia armatosur ka pasur si qëllim spastrimin etnik dhe ndaljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Janë mbi 2510 vetë të specializuar për të bërë terror në Mitrovicën dhe qëllimi ishte për ta spastruar etnikisht dhe për të ndalur dialogun. Qëllimi është për ta përfshirë të gjithë rajonin në luftë hibride, ndarja e Mitrovicës”, tha Haklaj në Report Tv.

Kryetari i LRE, Arjan Galdini u shpreh se pas këtij sulmi fshihet Aleksandër Vuçiç, ndërsa sa i takon procesit të dialogut thotë se Kosova humbi një hero por fitoi çështjen e saj.

“Emri i Radoicic, e bën të qartë se komandanti atij grupi është Vuçiç. Fakti që Vuçiç shpall ditë zie tregon se ai është në simbiozë me atë krim. Perëndimi duhet të marrë një kthesë të madhe në raport me Beogradin. Kosova ka humbur një hero, por ka rifituar çështjen e saj”, u shpreh Galdini.

Por, për gazetarin Aulon Kalaja pas kësaj ngjarje të rëndë fshihet Rusia, që sipas tij kur nuk i shkojnë gjërat siç i do me Ukrainën nxit trazira të tjera.

“Kemi të bëjmë me një shtet terrorist, i trajtojnë agresorët si heronj. Kemi njerëz politik të Beogradit që vrasin policin e Kosovës. Unë gjykoj se s’do kemi konflikt në të ardhmen. Pas këtij skenari fshihet një shtet më i madh se Serbia, Rusia që kur si shkojnë punët mirë me Ukrainën, krihet të bëjë ngjarje të tilla. Këtu bëhet fjalë për vrasje shtetërore”, tha Kalaja.  

Ndërkohë, politologu Melazim Koçi tha në Report Tv se situata nuk do shkojë deri në luftë, ndërsa sa i takon dialogut thekson se Kosova nuk do të dalë nga procesi, por do të shkojë në ttryezën e bisedimeve dhe do të kërkojë llogari për këtë agresion brutal.

“Nuk besoj që jemi duke shkuar drejt luftës, këto tensione që u krijuan ditëve të fundit do vazhdojnë, por nuk besoj mundësinë e ndonjë konfrontimi, brenda në Kosovë është NATO dhe KFOR dhe nuk besoj se Serbia do niste një çmenduri të tillë se do ta pësonte. Nuk përjashtoj mundësinë e zhvillimeve të tilla që ndodhën të dielën edhe në të ardhmen. (...) Ka qenë një kurth, ata e dinë që Kosova. Kosova nuk do dalë nga dialogu, por do kërkojë llogari për agresion brutal në Kosovë. Pa u qartësuar kush ka dirigjuar, cilat instanca në Serbi. Unë mendoj që ka dorë edhe Rusia”, tha Koçi.

Ora 22:13
Vrasja e policit në veri, Galdini: Kosova ka humbur një hero, por ka rifituar çështjen e saj

 

Kryetari i LRE, Arjan Galdini tha në Report Tv se ngjarja e ditës së dielë në Kosovë, ku efektivi Afrim Bunjaku u vra nga bandat serbe është akt terrorist. Ai thotë se fakti që në grupin e armatosur është përfshirë nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç tregon se pas atij sulmi të organizuar ndaj Kosovës fshihet presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Galdini u shpreh se Kosova humbi nëj hero, por kështu ka fituar çështjen e saj përballë Serbisë, kur të ulen në tryezën e dialogut.

Serbia ka kryer një akt terrorist, një akt të rëndë se nuk mund të thuash se ata e mendojnë Kosovën si të tyren dhe mund të bëjnë një agresion ndaj një shteti. Ata janë në dialog, e pranojnë që Kosovë është një entitet më vete. Ata e dinë që ai është akt agresioni. Emri i Radoicic, e bën të qartë se komandanti atij grupi është Vuçiç. Fakti që Vuçiç shpall ditë zie tregon se ai është në simbiozë me atë krim. Perëndimi duhet të marrë një kthesë të madhe në raport me Beogradin. Kosova ka humbur një hero, por ka rifituar çështjen e saj”, u shpreh Galdini.

Ora 22:08
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Haklaj në ‘Repolitix’: ‘Ushtria’ serbe synonte spastrimin etnik

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Hakalaj ka komentuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vrasjes së efektivit nga bandat serbe. Haklaj thotë se plani i tyre ka qenë për spastrim etnik dhe kishin si qëllim ndaljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pata paralajmëruar që janë vendosur në Nish trupa speciale ruse dhe po trajnojnë një mini ushtri. Nuk është grup i strukturuar kriminal, është ushtri, pamjet, pajisja, është ushtri elitë që drejtohet nga treshja famëkeqe, Vuçiç-Vulin, Rajdoçiç. Kanë patur një plan të detajuar, kanë zgjedhur një pozicion strategjik, kishën e Shën Stefanit, e cila ka një dalje mbrapa. janë mbi 2510 vetë të specializuar për të bërë terror në Mitrovicën dhe qëllimi ishte për ta spastruar etnikisht dhe për të ndalur dialogun. Qëllimi është për ta përfshirë të gjithë rajonin në luftë hibride, ndarja e Mitrovicës”, tha Hakalaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?