Në një postim në Facebook, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se në orën 19:00, para Stacionit Policor në Prishtinë, do të bëhen homazhe për vrasjen e policit në veri të Kosovës i cili ishte në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.
Ata njoftuan se në nderim të policit do të jetë edhe kryeministri i Kosvës, Albin Kurti, së bashku me anëtarët e kabinetit qeveritar.
“Sonte në orën 19:00, para Stacionit Policor Qendër (rr. Luan Haradinaj) në Prishtinë, bëhet ndezja e qirinjve për policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku. Në nderim të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj. Ftohen të gjithë qytetarët që të marrin pjesë”, shkroi Qeveria e Republikës së Kosovës.
Lajmi kryesor:
Vrasja e policit në veri të Kosovës, SHBA e BE, KFOR e EULEX dënojnë sulmin: Të ndalen menjëherë! Ambasadorët e QUINT-it në zyrën e Kurtit
S.S/ReportTv.al