Pas vrasjes se policit në Kosovë, Albin Kurti thotë se grupi prej 30 personash është një formacion profesional. Kurti thotë se janë të armatosur rëndë, si edhe kanë autoblind pa targa. Ai tha në konferencë se kanë ardhur për të luftuar e destabilizuar dhe u bën thirrje për t’u dorëzuar.
“Bëhet fjalë për formacion të organizuar, është i armatosur. Janë formacion profesional, janë mbi 30 individë që ka hyrë në Kosovë dhe perimetri është i vendosur rrotull vendndodhjes së tyre. Pak para orës 3 të mëngjesit, ku ri ka pa policia dy kamionë në urën në Zvecan, me bateri ndriçimi kanë parë që dera e njërit kamion është e hapur, ndërkaq një kamion tjetër ka diçka prej dritave ndezur. Përveçse ka bllokuar qarkullimin, ka qenë një lloj përpjekje për të krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për kontrabandë. Me këtë rast kanë ardhur nga zvecan edhe 10 automjete me polic kur e kanë pësuar sulmin. Afrim bonjaku është rreshter i policisë së rendit. Ky është sulm kriminal dhe terrorist. Ka qenë situatë. Kanë ardhur të luftojnë, të destabilizojnë. Kërkoj të dorëzohen”, tha Kurti.
Lajmi kryesor:
'Luftë’ në Zveçan, kriminelët serbë vrasin policin, plagosin 3 të tjerë! Kosova merr kontrollin në veri! Sveçla: Ekzekutuam 3 terroristë, 6 të arrestuar
SI.E./ReportTv.al