Vritet polici dhe 3 sulmues në Veri, Vuçiç: I vetmi fajtor është Kurti! Mund të na vrisni të gjithëve, s'do e njohim kurrë Kosovën

24 Shtator 2023, 14:24| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 01:47

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u kërkoi falje qytetarëve që nuk foli më herët, por u desh kohë që të hetohej gjithçka që ndodhi në Kosovë. Vuçiç, tha se ka dyshime se ka vdekur dhe një sulmues tjetër serb në Banjskë të Zveçanit.

‘Nuk dua të arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. 3 serbë nga Kosova kanë vdekur nga zjarri i snajperit. Kemi frikë se ka vdekur dhe një i katërt.’- tha Vuçiç.

Vuçiç, tha se sulmi në Banjskë ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës. Sipas tij, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.

I pyetur nga gazetarët se nga i siguruan serbët lokalë uniformat me të cilat shihen në fotografi, Vuçiç tha se ato “nuk janë uniforma të ushtrisë serbe apo të policisë serbe”. Uniformat blihen kudo në treg, sipas tij.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë.

Vuçiç tha se në ditët në vazhdim do të marrë vendime, por nuk specifikoi se me çfarë kanë të bëjnë ato. Ai tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën  por shtoi se është i gatshëm të bisedojë, edhe pse akuzoi ndërkombëtarët për njëanshmëri

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë.’- tha Vuçiç.

Ora 21:13
Vuçiç: KFOR lejoi që të vriten serbët në Manastir

1695582394_vucic1.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se KFOR-i ka lejuar Policinë e Kosovës të vras sa më shumë serb në Manastir.

“Në asnjë mënyrë nuk e arsyetoj vrasjen e policit të Kosovës, nuk ka pasur nevojë për këtë. Kurti është organizator i kaosit në veri. Është diçka e pabesueshme për 1 orë e 20 minuta 10 serbë kanë qenë në rrethim të plotë dhe është zbatuar sulm brutal në ta. Kemi thënë pse se ka bërë KFOR-I. Por ata i kanë dhënë ta drejtë Kurtit të vrasë sa më shumë njerëz”, ka thënë Vuçiç.

Më tej ai ka thënë se në grupin terrorist nuk ka serbë nga Serbia qendrore por vetëm e serbë të veriut të Kosovës.

“Tre serbë janë vrarë, dy me snajper nga një distancë e madhe, që nuk ka pasur nevojë të ndodhë. Një person është në pikëpyetje nëse do mbijetojë, nuk i kanë dhënë ndihmë. E kemi incizimin ku qeshen Policia e Kosovës, thonë lëre le të vdesë”, ka thënë ai.

“Ata kanë shfrytëzua snajperë dhe kanë shtënë edhe në shtëpi private, ku ka pasur vetëm pleq”, ka pretenduar Vuçiçi.

Ora 20:43
Vuçiç: Policia shqiptare ka qëlluar ndaj shtëpive të serbëve në veri

1695579284_aleksandervucic.jpg

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se policia shqiptare ka hapur zjarr ndaj shtëpive të serbëve në veri të Kosovës.

‘Lista Serbe ata janë të shqetësuar tej mase. Sa u përket njerëzve që kanë qenë të mbyllur në shtëpi, nuk është ky problem, por problem është se policia shqiptare ka shtënë nëpër ato shtëpi. Ka menduar se mund të jetë dikush që mund të bëj rezistencë.’- tha Vuçiç.

Ora 20:35
Vuçiç i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Dyfytyrësi! Se njohim kurrë Kosovën, na vrisni që të gjithëve po të doni! S’pranojmë një krijesë që e krijuat duke na bombarduar ne

1695579984_aleksandervucic.jpg

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si njerëz me dy fytyra. Vuçiç thotë se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësia e Kosovës, duke e cilësuar si krijesë që e krijuan ndërkombëtarët duke bombarduar Serbinë nga NATO në vitin 1999.

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet.”- tha Vuçiç

Ora 20:34
Vuçiç: Sulmuesit s’kishin veshur uniforma të ushtrisë së Serbisë, mund t’i gjesh kudo në treg! Edhe armët s’ishin speciale!

1695579304_aleksandervucic.jpg

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një konferencë për mediat tha se sulmuesit në veri të Kosovës, nuk kishin të veshura uniforma të ushtrisë së Serbisë, por ata mund t’i gjesh kudo në treg. Vuçiç tha se edhe armët që ata përdorën nuk ishin armë speciale.

‘Serbia u ka dhënë armë. Unë u lus u kamë dëgjuar gjithë kohën. Nuk janë uniformat e ushtrisë së Serbisë, blihen çdo kund në treg. Nuk ka pasur armë speciale, mund të sigurohen ato armë. Vetëm nëse duhet të hyjmë në konflikt me NATO-n. Nuk bëhet fjalë për uniformën e ushtrisë së Serbisë.’- tha Vuçiç.

Ora 20:33
Vuçiç: Të themelohet bashkësia e komunave serbe në Kosovë! Vetëm kështu s’do të ketë më konflikte

1695579352_aleksandervucic.jpg

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se vetëm me themelimin e komunave serbe në veri të Kosovës do të shuhen konfliktet.

‘E thërras bashkësinë kombëtare që të bëjë thirrje të themelohet bashkësia e komunave serbe. Kjo është mënyra e vetme që serbët të mos ndiqen në vatrat e tyre dhe mos të ketë më konflikte. I bëjmë thirrje popullit tonë për paqe dhe përmbajtje, ti besojnë shtetit të tyre. Mos të ketë gjakderdhje më të madhe.’- tha Vuçiç.

Ora 20:26
Vuçiç: Kemi mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, vendimet do ti marrim me kujdes

1695580003_aleksandervucic.jpg

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për mediat pas përplasjeve mes grupeve terroriste serbe dhe policisë së Kosovës, tha se Serbia ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Vuçiç tha se do t’i ndërmarrin me kujdes vendimet.

‘Ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarët për liri, vetëm Serbia si duket ka qenë terroriste. Për në kjo është një leksion një mësim. Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka është organizuar nga Beogradi. Ne sot gjithë ditën kemi pasur jo mbledhje por një takim të këshillit për Siguri Kombëtare dhe do të shfrytëzojmë durimin tonë dhe vendimet do ti marrim me kujdes. Do ti përgatisim në mënyrë të hollësishme dhe me këto vendime do të dalim para qytetarëve tanë dhe para popullit tonë për ditët në vijim.’- tha Vuçiç.

Ora 20:23
Vuçiç: Fajtori i vetëm i kësaj situate në veri është vetëm Kurti! Duan të na bëjnë fajtor për vrasjen e policit të Kosovës, ja pse serbët u ngujuan në Manastir

1695579322_aleksandervucic.jpg

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar Kosovën për mashtrim si dhe ka mohuar që Serbia është përgjegjëse për vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut. Vuçiç thotë se fajtori i vetëm i gjithë situatës në veri të Kosovës, është Albin Kurti.

Ai shton se serbët u ngujuan në Manastir pasi ishin 2 djem të plagosur dhe kërkonin ndihmë.

“Ne kemi incizimin në zë sesi qeshin policia e shqiptare dhe sesi thonë t’i lënë të vdesë, se s’kemi arsye t’i ndihmojmë. I kemi incizimin me zë, që ta shohim si bëhet puna profesioniste. Ata kanë shfrytëzuar snajperiste dhe kanë shtënë në shtëpi private në Banjskë, ku s’ka pasur njeri.

Ata kanë shkuar në Manastir janë shkuar se kanë pasur 2 djem të vegjël të plagosur dhe kanë dashur t’i ndihmojnë, t’u japin ndihmë. Të gjithë që i kanë lyer duart me gjak në 99 u ka rënë në mend që të vriten sërish serbë.

Serbia nuk ka lidhje me këto gënjeshtra, më vjen turp të flas për këtë.

Shikoni me ccfarë jemi ballafaquar sot. Informacioni që besimtaret i mbajnë si pengje, kjo është gënjeshtër e pastër. Se ka pasur mercenarë Wager... kanë treguar një incizim nga Nagori Karabaut. Nuk ka pasur rëndësi sesa do gënjejnë, ka qenë me rëndësi që fajin për vrasësin e shqiptar t’ja vënë Serbisë. Ata kanë sulmuar edhe kishën serbe që përmes këtij institucioni sigurojnë armë, sigurisht që gënjeshtër. Fajtor i vetëm është vetëm Albin Kurti. ”- thotë Vuçiç

Ora 20:13
Vuçiç flet pas sulmeve në veri: Një nga ditët me të vështira për vendin tonë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës dhe u ekzekutuan 3 terroristë serbë.

‘Një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Që nga viti 1999, siç e dini, ne nuk kemi pasur kontroll efektivët. Na u desh shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ndodhi. Që ne t'ua komunikojmë të vërtetën njerëzve dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje - tha presidenti. 

SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?