Ruairí O’Connelli, ambasadori Britanik në Kosovë

Kosova & Rajoni
Top 24

Vrasja e policit në Istog, reagon ambasadori britanik në Kosovë: Demaj, një hero i vërtetë!

28 Dhjetor 2018, 11:02| Përditesimi: 28 Dhjetor 2018, 11:20

  • Share

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi një ditë më parë, në Istog ambasadori Britanik në Kosovë Ruairí O’Connelli ka shprehur ngushëllime familjes së policit, Izet Demaj, i cili humbi jetën në krye të detyrës, gjatë një shkëmbimi zjarri ditën e djeshme ku dy persona të armatosur organizuan grabitjen e një banke.

Duke e konsideruar një hero efektivin  e policisë i cili ra , mbrëmjen e së enjtes  në krye të detyrës  gjatë tentativës së grabitjes së një banke në qëndër të Istogut, ambasadori i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe Policisë së Kosovë.   

"RIP Izet Demaj. Vërtet Hero. Ngushëllime për familjen dhe krejt policinë e Kosovës”, ka shkruar O’Connell në facebook

Dy persona të armatosur  organizuan tentativën e grabitjes së një banke  në qendër të komunës Istog , në Kosovë ndërsa u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshje me armë zjarri, i vrarë mbeti një nga të dyshuarit e grabitjes (Kamer Metaj), e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe polici Izet Demaj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?