Viktima Xhulio Prela dhe makina me të cilën udhëtonte

Vrasja plot mister e policit Xhuliano Prela, dosja kalon për gjykim! Ja kush janë autorët e dyshuar

1 Dhjetor 2022, 08:08| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 09:54

  • Share

Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku janë dy personat e vënë nën akuzë për vrasjen e efektivit të forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhuliano Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020 në superstraden Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush. Pas rikthimit për plotësim hetimesh disa muaj më parë, prokuroria ka reflektuar dhe dosja penale e hetuar nga Erjon Shehaj ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës.

Redion Hysa do të përballet në gjykatë me akuzat, "Vrasje me dashje" parashikuar nga neni 76 i kodit penal, "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit" "Kanosje" si dhe "Prishje se rendit dhe qetësisë publike", pasi në këtë dosje është bashkuar edhe procedimi i ngjarjes së datës 28 dhjetor të vitit 2020 ku u qëllua me breshëri automatiku karburanti dhe trajleri i markës “Man” që ishte në pronësi të një subjekti privat në Lezhë. Ndërsa për Nikoll Shernikun, është ngritur akuza "Perkrahje e autorit te krimit".

Sherniku ndodhen në burg, pasi gjatë verës u kap dhe me armë e makinë të blinduar në zonën e Kunës në Shëngjin. Autori i dyshuar i vrasjes së policit u zbuluar pas gjetjes së një pistolete TT dhe një automatiku në depoziten e ujit që ndodhej mbi tarraven e shtëpisë së Redion Hysës, ku rezultoi më pas se automatiku, ishte përdorur në ngjarjen e datës 28 dhjetor 2020, kur ishte qëlluar me 28 plumba karburanti dhe trajleri. Por më pas përgjegjësia penale e Redioin Hysës, u rëndua në muajt në vijim, pasi njëra nga armët, pistoleta e gjetur në ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhuliano Prela.

Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë, efektivi i policisë. Sipas dosjes hetimore edhe predha, që i ka marrë jetën punonjësit të policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjendur në banesën e Redion Hysës.Vetë i akuzuari ka mbajtur qëndrim mohues, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por referuar provave të paraqitura gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi që ta kaloj çështjen për gjykim themeli.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht. Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?