Kosova & Rajoni

Vrasja e politikanëve me njëri-tjetrin në Kosovë, 18 gëzhoja plumbash në vendngjarje, morën plagë në bark e në gjoks

9 Shtator 2021, 18:45| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 18:46

  • Share

Blerand Kadrijaj dhe Astrit Ademaj

Breshëri plumbash u shkrepën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pejës, ku dy politikanët e PDK-së vranë njëri-tjetrin. 18 gëzhoja plumbash janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa ditën e djeshme janë sekuestruar edhe dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën për vrasjen.

Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, tha se kandidati për kryetar në Pejë, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar i Deçanit, Blerand Kadrijaj, kishin marrë plagë në pjesën e gjoksit dhe të barkut. Ata nuk i kanë mbijetuar dot plagëve dhe kishin mbërritur në spital pa shenja jete.

Ndërsa vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj kishte marrë plagë vetëm në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ai është ndaluar për 48 orë dhe është marrë në pyetje.

“Mbrëmë rreth orës 20:24, në Spital kanë ardhë dy persona që janë pranu, të cilët nuk kanë pas shenja jete, vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe më tutje organet përgjegjëse kanë kryer detyrën e tyre, Mjekësia Ligjore, policia dhe organet e hetuesisë. Personi i tretë është i lënduar, i shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, e ka një lëndim në dorë, por gjendja e tyre është stabile dhe nuk është në rrezik për jetën….Plagë kanë pasur në pjesën e gjoksit, barkut”, tha Sahiti për Express.


Lajmi kryesor:

2 politikanët e PDK në Pejë vrasin njëri-tjetrin, zëdhënësi i Prokurorisë: Herët për të folur për prapavijë politike, nuk përjashtojmë asnjë pistë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?