Ekzekutimi i Prek Tonajt për gjakmarrje, policia shoqëron në komisariat 10 persona! Autori hyri i vetëm në lokal dhe i la mesazh! Saga e vrasjeve dhe hasmëria me fiset Ksolla e Hasanaj

14 Shkurt 2022, 10:21| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 14:15

  • Share

Gjakmarrja është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e 47-vjeçarit Prek Tonaj në Grudë të Shkodrës. Më shume se 10 persona janë shoqëruar nga policia, kryesisht dëshmitarë të ngjarjes që kanë qenë prezent në lokal mbrëmjen e së dielës rreth orës 19:15 kur u ekzekutua me automatik Prek Tonaj.

Sipas dëshmive te mbledhura ne vendin e ngjarjes autori me kapele ka hyrë i vetëm në lokal i është afruar viktimës dhe ka përmendur një emër që sipas grupit hetimor mund të jetë emri mbi të cilin është kryer vrasja. 

Më pas është larguar me ndihmën e një bashkëpunëtori që po e priste në hyrje të lokalit. Hetimet janë përqendruar tek gjakmarrja për shkak të së kaluarës së viktimës, megjithatë pritet që gjatë ditës së sotme, grupi hetimor të marrë në pyetje dhe familjarët, të cilet mund të hedhin dritë mbi konfliktet dhe hasmëritë.

Prek Tonaj prej disa vitesh ishte përgjegjës i ujësjellës kanalizime për Njësinë Vendore "Rrethina", ndërsa nuk fshihej nga frika e gjakmarrjes. Tonaj ishte person me precedentë, i arrestuar 11 vite më parë për tentativë vrasje.

Saga e vrasjeve mes fiseve

Prek Tonaj është viktima e tretë në këtë familje dhe vjen si rrjedhojë e një zinxhiri të gjatë vrasjesh. Familja Tonaj është në hasmëri me familjen Ksolla nga Dukagjini dhe me familjen Hasanaj. Historia nisi në komunizëm kur Pal Ksolla pas një debati në burg vrau Nikoll Tonajn, vëllanë e Prek Tonajt. Në vitin 1996 familja Tonaj merr gjakun e vëllait duke vrarë Pal Ksollën.

Ndërsa në 2011 familja Tonaj u përfshi në një konflikt tjetër me fisin Hasanaj për çështje votash por më pas janë konfliktuar në urën e Dukagjinit ka mbetur i vrarë Zef Tonaj, vëllanë e dytë të Prekës dhe është plagosur babai i tyre. Po në 2011 Prek Tonaj u arrestua për tentativë vrasje. Sipas njoftimit të policisë së asaj kohe, Tonaj së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër tentuan të vrasin një person për motive hakmarrjeje në fshatin Vuksan të Shkodrës.

Atentati me armë zjarri mbrëmjen e kaluar ka rezultuar fatal për 47-vjeçarin Prek Tonaj në fshatin Grudë e Re në Shkodër. 47-vjeçari, punonjës i Ujësjellësit të Shkodrës është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke gjetur vdekjen e menjëhershme nga një person ende i paidentifikuar. Viktima, mësohet se ka lënë pas 4 fëmijë. Pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?