Zhvillime të vrullshme po shënohen në hetimin e vrasjes makabre të profesorit polak 43-vjeçar në Agia Paraskevi të Greqisë, ku çdo ditë dalin në dritë të dhëna të reja që zbulojnë lëvizjet e autorëve dhe rolin kyç që dyshohet se ka pasur ish-bashkëshortja e viktimës.
Sipas burimeve policore, viktima kishte paraqitur më herët kallëzim penal ndaj partnerit aktual të ish-bashkëshortes së tij, duke e akuzuar për kërcënime dhe dhunë fizike. Kjo tregon se mes tyre kishte një histori përplasjesh dhe se profesori ndjente rrezik për jetën e tij.
Personi që akuzohet si autori kryesor i vrasjes, është në fakt partneri aktual i ish-gruas së viktimës.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, ai ka shprehur pendesë, duke deklaruar: “Nuk e duroja më ta shihja të mërzitur dhe të stresuar, prandaj thashë do ta bëj unë. Unë i kam bërë të gjitha”.
Pavarësisht përpjekjeve për të marrë të gjithë përgjegjësinë mbi vete, hetimet zbulojnë një plan të mirëorganizuar, në të cilin dyshohet se ka qenë e përfshirë edhe ish-bashkëshortja e viktimës.
Nga dëshmia e dhënë del se autori kishte rekrutuar tre bashkëpunëtorë, dy shqiptarë dhe një bullgar, të cilëve u kishte thënë: “Duam të shkojmë diku për të trembur dikë që po e shqetëson të dashurën time”.
Shqiptarët e arrestuar janë Andrea Sherri 24 vjeç dhe një minoren 16-vjeçar, F.Driza.
Për të qetësuar shqetësimet e tyre, u premtoi mbështetje ligjore duke shtuar: “Nëse keni nevojë për avokat, do paguajë Nadia. Mos u shqetësoni, edhe nëse shkon keq, jemi në rregull”.
Për lëvizjet e tyre u përdor një makinë luksoze, Porsche Cayenne e marrë me qira, e cila është identifikuar nga autoritetet greke dhe ka çuar në zbulimin e dy shqiptarëve.
Automjeti dyshohet se ka ndjekur viktimën nga vendi ku kishte kishte takim me ish-bashkëshorten dhe fëmijët, deri në Agia Paraskevi, ku ndodhi atentati me vdekje.
Pas krimit, autori dyshohet se ka braktisur bashkëpunëtorët dhe është larguar me taksi drejt Nafplios, në përpjekje për t’u fshehur.
Ai kishte dorëzuar celularin dhe çelësat e makinës së tij te një person tjetër, për të krijuar një alibi të rreme se ndodhej në Argolidha dhe jo në vendin e ngjarjes.
Një tjetër element kyç i hetimeve është edhe origjina e armës së krimit, për të cilën autori ka deklaruar se e kishte siguruar në zonën e Omonias, por autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë ose të gjejnë armën në fjalë.
Ish-gruaja greke e viktimës konsiderohet si “truri” i atentatit. Së bashku me autorët e tjerë, ajo është gjithashtu e arrestuar. Të gjithë dolën sot para prokurorit.
Komente

I thane nje shqiptari se i kishin gjetur pune ne Ferr./Sa do te paguhem?/-kishte pyetur shqipoja.Nje barcolete e frikshme qe konkretizohet me keta te dy.
Përgjigju