Donald Trump dhe komandanti Qasem Soleimani

Bota

Vrasja e komandantit Qasem Soleimanit, Iraku lëshon urdhër-arrest për Presidentin në detyrë Donald Trump

7 Janar 2021, 13:26| Përditesimi: 7 Janar 2021, 13:58

  • Share

Një gjykatë e Bagdadit në Irak ka lëshuar një urdhër për arresti për Presidentin në detyrë të SHBA Donald Trump si pjesë e hetimit të saj për vrasjen e komandantit Qasem Soleimani.

Gjykata në Bagdad shpall fajtor Trump për Abu Mahdi al-Muhandis, zyrtar i lartë ushtarak irakian që vdiq në të njëjtin sulm në aeroport bashkë me Qasem Soleimanin që ishte objektivi kryesor.

Ky urdhër-arrest ka ardhur vetëm 2 javë përpara se Trump të dorëzojë përfundimisht detyrën si President. Disa muaj më parë dhe Irani lëshoi urdhër arrest për Donald Trump.

Soleimani mbeti i vrarë në një sulm me dron në 3 janar të vitit 2020. Disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të  aeroportit komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike, një tjetër drejtues të ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis njeriu që më 30 dhjetor nxiti turmat për të sulmuar Ambasadën Amerikane në Bagdad si dhe 7 të tjerë.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • PaEmer: 07/01/2021 21:01

    Who the f... is Iran??? Nuk ka bota gjera me te rendesishme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?