Bota

Vrasja e Qasem Soleimani-t, Trump konferencë për shtyp: Morëm masa për të ndaluar një luftë! Soleimani po planifikonte sulme më të rënda

3 Janar 2020, 21:51| Përditesimi: 3 Janar 2020, 22:08

  • Share


Pas vrasjes së Qassem Soleimani, Presidenti, Donald Trump ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka shpjeguar edhe disa nga  detajet se pse u ndërmor një sul i tillë ndaj Iranit.

Trump ka deklaruar se agresioni i i Iranit për të destabilizuar rajonin është i madh por tashmë është koha që të përfundojë. Sipas Trump, SHBA nuk kërkon që të ndryshojë regjimin e Iranit por vetëm që të vendos siguri në rajon.

Ndër të tjera Donald Trump është shprehur se Gjenerali i lartë i Iranit kishte planifikuar sulme të reja më të mëdha ndaj stukturave të SHBA të vendosura në rajon.

“Ajo çfarë Shtetet e Bashkuara bënë dje, duhej të ishte bërë prej shumë kohësh. Shumë jetë mund të ishin shpëtuar... protestuesit që u shtypën brutalisht në Iran, ku mbi një mijë civilë të pafajshëm u torturuan dhe u vranë nga vetë qeveria e tyre. Ne vepruam për të ndalur një luftë. Nuk vepruam që të fillojmë luftën”.

Megjithatë, Presidenti Trump nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm. “Nëse do të kërcënohen amerikanët, kudo që të ndodhen, ne i kemi të identifikuara objektivat dhe unë jam gati dhe i përgatitur për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm”, tha Presidenti Trump.


Lajmi kryesor:

Vritet nga SHBA në aeroportin e Bagdadi, gjenerali iranian dhe shtatë të tjerë! Trump: E bëmë për të mbyllur luftën... (REAGIMET)


  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?