Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, del ekspertiza e armëve të krimit në ngjarje: U përdorën nga 2 persona! Në burg ndodhen dy vëllezërit Përdoda  

5 Mars 2022, 10:30| Përditesimi: 5 Mars 2022, 13:15

  • Share

LEZHË-Dy armët e zjarrit automatike të gjetura të groposura në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës janë përdorur në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në muajin Prill të vitit 2020. Kjo është provuar pas ekzaminimeve në laborator, ndërsa armët janë përdorur nga dy persona. Njëri është Edmond Përdoda, i cili e ka pranuar autorësinë e krimit të dyfishtë, ndërsa personi tjetër dyshohet të jetë vëllai i tij Aleksandër Përdoda.

Personat e akuzuar janë njohur nga prokuroria me aktin e ekspertimit të armeve, por Aleksandër Përdoda ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen. Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Lukaj, të Njësisë Administrative të Kolshit.

Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur tek tokat e tyre, të cilët i qëlluan me armë zjarri. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Kol Murranit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh.

Nga veprimet hetimore dyshohet se krimi i dyfishtë ndodhi për çështje pronësie, por personi i cili ka marrë përsipër autorësinë e krimit Edmond Përdoda ka thënë se vrasjen e kishte kryer për çështje familjare pa dhënë asnjë arsye tjetër.

Edmond Përdoda

Aleksandër Përdoda

Dy viktimat Kol Murrani dhe Preng Simoni

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?