Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë, dënohet me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdoda

27 Prill 2022, 16:47| Përditesimi: 27 Prill 2022, 18:00

  • Share

LEZHË- Në të njëjtën datë, por dy vite më vonë, për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni, sot është një i dënuar! Ai është Aleksandër Përdoda, për të cilin gjykata e Lezhës e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë në 27 prill 2020.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se Aleksandër Përdoda, akuzohet se së bashku me vëllanë e tij, Edmond Përdoda kanë kryer vrasjen. Ky i fundit ka autorësinë, teksa Aleksandër Përdoda ka mohuar të ketë pasur lidhje, megjithatë pavarësisht pretendimeve të tij, Gjykata e Lezhës e dënoi si të fajshëm.

Ndërsa përsoni tjeter i cili u arrestua pak javë pas ngjarjes, Agron Lushi mori pafajësinë. Ndaj tij prokuroria kishte kërkuar dënimin me 3 vite burg për vepren penale "Moskallëzim Krimi", por gjykata doli në konkluzionin se ai nuk e ka konsumuar këtë vepër penale. Ndërkohë vendimi me burgim të përjetshëm për Aleksander Përdodën mësohet se është kundërshtuar nga avokatja e të pandehurit Shaqe Marinaj. Ajo pretendon se nuk klienti i saj nuk ka lidhje dhe nuk ka asnjë provë që e implikon në këtë ngjarje, duke paralajmeruar apelimin e vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkodër.
Si ndodhi ngjarja?
Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit. Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur që kishin mbjellë kanabis në tokat e tyre. Pa pasur dijeni për atë se çfarë ndodhte në tokat e tyre në zonën e thellë malore, Aleksandër Përdoda dhe Edmond Përdoda, i kanë qëlluar me armë sapo dy shokët kanë zbuluar veprimtarinë e tij kriminale. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra. 

Ai i ka gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00 të datës 27 prill të vitit 2020, ndërsa ekzekutimi i tyre mendohet të jetë kryer rreth mesditës. Murrani dhe Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe ditën e ngjarjes, në 27 prill 2020, kishin dalë herët në mëngjes me motor, për të shkuar te shtëpitë e vjetra që kanë në fshatin Lalm i Vjetër. Pasi kanë ngarkuar një thes me jonxhë, dy burrat kanë vendosur të kthehen në Lezhë, por rrugës janë qëlluar befasisht me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda dhe vëllai i tij Edmond Përdoda. Për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së infrastrukturës së rrugës, Policisë i është dashur 60 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ndodheshin viktimat.

2 viktimat, Kol Murani dhe Preng Simoni

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleks: 28/04/2022 10:01

    Për mua këta duhen ekzekutuar në mes të Lezhës, janë familje që gjithë jetën e tyre se kanë fshirë ballin por vetëm me poshtërsira janë marrë. Mos e ushqe vrasësin por të marrë atë që i takon.

    Përgjigju
  • Dona: 27/04/2022 21:51

    Keta duhen varur. .denimi me burgim te perjetshem eshte asgje per ta....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?