2 viktimat, Kol Murrani dhe Preng Simoni

Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe Preng Simonit në prill 2020 pasi zbuluan parcelat me kanabis, Apeli lë në fuqi burgun përjetë për Aleksandër Përdodën

1 Shkurt 2023, 14:44| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 15:08

  • Share

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për dënimin me burgim të përjetshëm të Aleksandër Përdodës për vrasje të dyfishtë. Aleksandër Përdorda vrau më 27 prill 2020 rapsodin Kol Muranin dhe mikun e tij  Preng Simoni, pasi këto të fundit zbuluan në fshatin Lalm i Vjetër të Njësisë Administrative të Kolshit, që tokat e tyre ishin mbjellë me kanabis.

Aleksandër Përdoda u deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25 dhe 278/1 të  Kodit Penal. Ndërkohë Agron Lushi, i pandehuri për veprën penale për “Moskallzim Krimi”, parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal, është deklaruar i pafajshëm.

Si ndodhi ngjarja?
Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit. Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur që kishin mbjellë kanabis në tokat e tyre. Pa pasur dijeni për atë se çfarë ndodhte në tokat e tyre në zonën e thellë malore, Aleksandër Përdoda dhe Edmond Përdoda, i kanë qëlluar me armë sapo dy shokët kanë zbuluar veprimtarinë e tij kriminale. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra. 

Ai i ka gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00 të datës 27 prill të vitit 2020, ndërsa ekzekutimi i tyre mendohet të jetë kryer rreth mesditës. Murrani dhe Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe ditën e ngjarjes, në 27 prill 2020, kishin dalë herët në mëngjes me motor, për të shkuar te shtëpitë e vjetra që kanë në fshatin Lalm i Vjetër. Pasi kanë ngarkuar një thes me jonxhë, dy burrat kanë vendosur të kthehen në Lezhë, por rrugës janë qëlluar befasisht me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda dhe vëllai i tij Edmond Përdoda. Për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së infrastrukturës së rrugës, Policisë i është dashur 60 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ndodheshin viktimat.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?