Gjykata e Lezhës ka pezulluar procedimin penal dhe gjykimin ndaj Edmond Përdodës i akuzuar për vrasjen rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në fshatin Lalm i Vjeter.
Ndaj 42-vjeçarit të akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim dhe armë pa leje është vendosur caktimi i masës mjekësore “Mjekim i detyruar në psikiatri”. Pezullimi i Gjykimit për Përdoden erdhi pas raportit mjeko-ligjor që e nxori me probleme të thekesuara të shëndetit mendor, ndërsa është vendosur edhe shurja e mases së sigurisë "Arrest në burg".
Edmond Përdoda u arrestua nga forcat RENEA në shkurt të vitit 2022 dy vite pas krimit të dyfishte. Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër.
Ata kishin shkuar në vendlindje por u përballën me persona të armatosur të cilët i ekzektuan më bresheri plumbash. Pas arrestimit Edmond Përdoda pranoi autoresinë e krimit duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur arme si dhe dëshmoi se kishte vepruar i vetem dhe se vëllai i tij Aleksander Përdoda nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Edhe pse asnjëherë nuk e pranoi krimin, Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2022, Aleksandër Përdoden me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim. Shkak për krimin dyshohet konflikti për pronësinë e tokave.