Viktimat Regis Runaj dhe Emiljano Ramazni dhe i arrestuari si porositës Erion Alibej

Vrasja e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, SPAK çon për gjykim Erion Alibejn! Pushohet çështja për 2 të tjerë

18 Dhjetor 2021, 12:16| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 12:18

  • Share

Erion Alibej, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe për dy vrasje të ndodhura në korrik të vitit 2021, është çuar për gjykim në GJKKO nga SPAK pasi ka mbyllur hetimet.

Alibej akuzohet për vrasje me paramendim të Emiljano Ramazanit më 20 korrik të vitit 2020 në lagjen “28 nëntori” në Elbasan. Po ashtu Alibej akuzohe edhe për vrasjen e Regis Runajt më 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhi”.

Për Albert Manahasa dhe Seit Manahasa që ishin në hetim është kërkuar pushimi i çështjes për shkak se nuk e kanë kryer veprën penal për të cilën janë dyshuar.

Më parë SPAK ka çuar për gjykim Euglen Halilajn dhe Xhuljano Hoxhën me akuzën për “Vrasja me paramendim", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal",  për vrasjen e Rigels Runaj më 29 Korrik 2020 në lagjen "Emin Matraxhiu” dhe vrasjen e Emiljano Ramazanit më 20 Korrik 2020 në lagjen "28 Nëntori", Elbasan.

Regis Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020. Dy autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika.

Policia e shtetit tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Këta dy persona dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan. 

 "Truri" i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej! 34-vjeçari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu bënë arrestimin e tij në 18 shtator të 2020, ndaj të cilit më pas është caktuar edhe masa e sigurisë "Arrest me burg".

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?