Viktimat Regis Runaj dhe Emiljano Ramazni dhe i arrestuari si porositës Erion Alibej

Kronikë

Vrasja e Regis Runajt në Elbasan në 29 korrik të 2020, SPAK u komunikon në burg akuzat 2 autorëve Euglen Halilajt dhe Xhuljano Hoxhës

3 Nëntor 2021, 23:15| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 23:21

  • Share

ELBASAN- SPAK i ka komunikuar ditës e sotme Euglen Halilajt dhe Xhuljano Hoxhës akuzën për "vrasje e kryer në bashkëpunim" për Regis Runaj mbrëmjen e 29 korrikut në Elbasan. Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi raporton se akuza u është komunikuar sot 2 të rinjve brenda ambienteve të burgut të Peqinit, nga oficerë të Krimeve të Rënda.

Regis Runajt u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020. Dy autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika.

Policia e shtetit tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Këta dy persona dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan. 

 "Truri" i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej! 34-vjeçari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu bënë arrestimin e tij në 18 shtator të 2020, ndaj të cilit më pas është caktuar edhe masa e sigurisë "Arrest me burg".

Euglen Halili

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • denada: 05/11/2021 10:40

    Vdekshi qe te tre ju marrte im vella me vete

    Përgjigju
    • Kriza: 05/11/2021 22:51

      Kur vdes njeriu shpeton, do perjetojne njeher, cdo te thote te humbesh femijen, pastaj do ngordhin si qena me shume se kto te tre….

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?