Ka vijuar në GJKKO procesi gjyqësor ndaj Euglen Halilajt dhe Xhuljano Hoxhës për akuzën e vrasjes së Regis Runajt mbrëmjen e 29 korrikut 2021 në Elbasan.
I penduari Euglen Halili përfundoi marrjen në pyetje me dy seanca, duke u shpjeguar mbi vrasjet dhe personat e përfshirë, ndërsa Xhuliani Hoxha u deklarua sot se nuk dëshiron të merret në pyetje nga Prokurori.
Ndërkohë që është shtyrë që në seancën e radhës të merret në pyetje Erion Alibej, për të cilin para një javë SPAK tërhoqi kërkesën për gjykim duke kërkuar tashmë më shumë kohë për më shumë hetime.
Regis Runajt u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020. Dy autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika.
Policia e shtetit tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Këta dy persona dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.
"Truri" i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej! 34-vjeçari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu bënë arrestimin e tij në 18 shtator të 2020, ndaj të cilit më pas është caktuar edhe masa e sigurisë "Arrest me burg".
Ishalla , dalin keto ….Ju pres…
Përgjigju