Aktori Alec Baldwin

Bota

Vrasja e kineastes në xhirime dhe plagosja e regjisorit, ngrihet akuzë ndaj aktori Alec Baldëin! Qëlloi "qëllimisht" me një plumb vdekjeprurës

18 Nëntor 2021, 12:13| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 12:23

  • Share

Aktori Alec Baldwin është është akuzuar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri la të vdekur kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin. Në padinë kundër aktorit, Alec Baldwin thuhet se në skenarin e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri. Gjithsesi autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit.

Autorja e skenarit Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit në Nju Meksiko – ka dorëzuar padi për këtë rast. Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë. Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë reaguar pa ende pas ngritjes zyrtarisht të padisë.

Aktori hollivudian ka ndarë kohë më parë komentet e koleges së tij, e cila ka hedhur poshtë sugjerimet e pjesës tjetër të ekipit se rrethanet e xhirimeve kanë qenë të pasigurta. Ende nuk ka ndonjë padi penale nga autoritetet kundër pjesëtarëve të ekipit. Pjesëtarja e stafit që ka qenë përgjegjëse për armët në film, ka thënë se nuk e di si është përfshirë municioni në xhirime të filmit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?