Remzi Hoxha

Vrasja e Remzi Hoxhës, familja i jep fund kërkimeve: Do e mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës sonë

19 Tetor 2020, 21:45| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 23:35

  • Share

Kërkimet për eshtrat e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha i cili mbeti i vrarë më 21 tetor 1995 do të mbyllen. Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Ardian Hoxha përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se për 25 vjetorin e vrasjes dhe zhdukjes së tij, do t'i japin fund kërkimeve për eshtrat e tij. Gjithashtu ai shkruan se vitin e ardhshëm do të bëjnë varrin dhe memorialin e të atit.

"Me rastin e 25 vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së babait tonë Remzi Hoxha, ju ftoj në konferencë për media, në Sëiss Diamond Prishtina të mërkurën më 21.10.2020 në orën 13:00. Pas 25 vite vuajtje, malltretime dhe tortura psiqike e emocionale, familja jonë ka vendosur t'i japi fund kërkimeve të pafunda të eshtrave të tij dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës sonë. Vitin që vjen më 21 tetor 2021, do bëjmë varrin dhe memorialin e babait tonë Remzi Hoxha me ç'rast ju njoftojmë dhe për detaje të tjera" - shkruan i biri i tij, Ardian Hoxha në Facebook.

Remzi Hoxha u ekzekutua më 21 tetor të vitit 1995 ndërkohë që trupi i tij u zhduk nga ShIK. Familjarët e tij mendojnë se vrasja e tij u bë me urdhër të kryeministrit Sali Berisha ndërsa ish-SHIK-sat Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini si zbatues.  "Personat e implikuar nga më i larti janë; Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashit" shprehej pak kohë më parë për Reoport Tv djali i biznesmenit, Ardian Hoxha.

Për këtë ngjarje ish-punonjësi i SHIK-ut Budjon Meçe u dënua bashkë me Ilir Kumbaron por në momentin e fundit në gjyq mbërriti një “raport mjekësor” sipas të cilit Budjon Meçe ishte “në gjendje koma në një spital privat” në Tiranë. Vendimi për të nuk u aktivizua, ndërkohë që Hoxha tha sot se nuk është më gjallë.

Vetëm një vit më parë, Ardian Hoxha deklaroi se nj nga dëshmitarët kryesorë, Budjon Meçe nuk është më gjallë. I zhgënjyer me qeverinë socialiste dhe kryeministrin Rama, pasi sipas tij nuk bënë asgjë për zbardhjen e vrasjes dhe gjetjen e Budjon Meçes, Ardian Hoxha thotë se ka informacion se ish-punonjësi i SHIK-ut nuk është më gjallë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kanuni i leks: 20/10/2020 20:15

    Ngushellime per baben Nuk falet gjaku , per kundrazi kur humbet kufoma ka Te beje me dy gjaqe borgj ,kshu qe merrni gjakun e babes se do ju mallkoje gjdo dite , Por AMA gjaku merret aty ku I dhemb shpiriti hasmit , kshu qe veproni sa me shpejt hiqnja qafe Sali halen me Te birin,Ose dhe naj familjar Te atij spiunit qe iku per kine per strehim .

    Përgjigju
  • Toni: 20/10/2020 13:05

    Ngushellime familjes, ne nuk kemi patur kurre shtet per te gjetur fajtoret e shume ngjarjeve te renda prandaj i vrafte i madhi zot ata qe kane dore ne kete ngjarje, eshte nje ngjarje shume e rende... Bravo "prokuroret komentues" qe e paskan gjetur fajtorin, me keto prova te pa kundershtueshme Gjykata ta denoje urgjent. Rrespekt per Familjen Hoxha...

    Përgjigju
  • tir: 20/10/2020 06:30

    Te rroni e kujtoni babain, birin, vellain, mikun te ndjerin Remzi Hoxha, qe per faqen e zeze te Sali Berishes jo vetem e vrau,por e la dhe pa varr. Me shpirt kam qene dhe jam prane familjes suaj,se keto krime vetem komunisti i tipit Berishe i ka bere dhe i ben. Keqardhje qe KM Rama,mgjs kishim besim te madh ne zbardhjen e kesaj ceshtjeje,por Ardianit i them lum nena qe te ka,se u zbardhe nga floket para kohe per te gjetur drejtesi e vertetesi per babin tend. Remzi Hoxha qofte i xhenetit. Respekte pafund per maturine e familjes tuaj dhe Turp Turp Turp per Shqiperine( nuk me shkon dora te them nena shqiperi)

    Përgjigju
  • Dhimbja: 20/10/2020 02:08

    Gabim qe po i mbyllni kerkimet,Sali krimineli tashti do hedhin valle,ai duhet vra.Asgje nuk me lidh me familjen e Remzi Hoxhes por cdo dite qe bejsha plazh ne Vajin me shkonte ne mend i ndjeri Remzi.E mallkofte zoti Sali Berishen e familjen e tij

    Përgjigju
  • Shqipetari Shqipnise: 20/10/2020 01:39

    Ardian Hoxha i biri Remzi Hoxha I perjetshem qofte kujtimi i Babait tuaj te dashur qe ju morr jeta nga pushtetaret e 24 viteve perpara duke e Vrare Keni 24 vjet qe ju familjarisht keni denoncuar ne drejtesine shqipetare per te gjetur Vrasesit per cfare arsye e vrave duke ja zhdukur edhe Trupin per cfare Motivi dhe per tu gjukuar Urdheruesit dhe Vrasesit Por kjo nuk u be kure Se ne nje moment ti Ardian ne nje interviste ne TV ke dhene: U sos durimi une kete ceshtje do ta zgjidh me Kanun e Vetgjygjesi se Drejtesia nuk po e zgjdh Nuk di Ardian pse more kete veprim te papritur sot ? Mesa kam lexuar une shkrimet per Mbi vrasjen e babait tend Autoret Urdherues dhe Eksekutues jane gjalle ne Shqiperi dhe jashte Shqiperie Une po te me kishte ndodhur nje fat i tille do ta kisha zgjidhur me kohe kete fatkeqesi te tmershme me Personin dora vete ose tek pjestaret e familjes Meshkuj

    Përgjigju
  • O tej: 20/10/2020 00:32

    U prehte ne paqe por ky muhabet duhej mbyllur kur te groposej Sali Berisha vrasesi i tij

    Përgjigju
  • emy: 19/10/2020 23:43

    SALI RAM BERISHA ESHTE VRASESI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?