Vrasja e rëndë në Fier, kushëriri i viktimës: Bashkëshorti ishte me të meta mendore, kishte raste që nuk e ruante qetësinë, i kemi thënë vajzës të ndahej, por s’e bëri prej fëmijëve

9 Shkurt 2022, 10:44| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 10:55

  • Share

Mes dhimbjes për ngjarjen makabre siç edhe e cilësoi vetë, kushëriri i viktimës Valdete Mamaj, Sokrat Brahimaj tha për media nga Levani se autori i vrasjes dhe bashkëshorti i saj Petrit Mamaj, ishte me të meta mendore dhe herë e ruante qetësinë, ndërsa herë nuk e ruante.

Ai sqaroi se shpesh i kanë thënë të ndjerës të divorcohejë, por ajo nuk pranonte për hatër të fëmijëve.

“Këtu jeton nëna e vajzës, ka dy vajza të tjera, djalin e ka në SHBA. Kjo ishte një ngjarje e dhimbshme, ka bërë një vrasje makabre dhëndri. Ai ka qenë me të meta mendore, këtu e ruante qetësinë, këtu kalonte. Nuk u divorcuan, kishin një djalë një vajzë. I kemi thënë vajzës të divorcohet, por nuk pranoi prej fëmijëve. Ka qenë problematik nga mendja. Herë pas here ushtronte dhunë, por nuk e prisnim të arrinte në këtë ekstrem. Nuk e ka denoncuar për hatër të fëmijëve.”, tha ai.


Lajmi kryesor:

U vra nga bashkëshorti brenda shtëpisë, 50-vjeçarja nga Fieri do të varroset sot në fshatin e prindërve! Fqinjët: Ishin të qetë! Familjarët: Ai me probleme dhe xheloz


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?