Viktima Renis Dobra dhe arrestimi i dy vëllezërve Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj

Kronikë

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Dibrës lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj dhe i kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 18:13| Përditesimi: 20 Shtator, 19:03

  • Share

Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët u arrestuan dy ditë më parë, pasi akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës, janë lënë në burg nga Gjykata e Dibrës.

Në seancën e ditës së sotme, Gjykata e Dibrës ka vendosur që dosjen për vrasjen e Renis Dobrës të ja kalojë SPAK, për shkak se 4 të pandehurit akuzohen se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal.

Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, së bashku me vëllain tjetër Fatjon Bushgjokaj, si edhe Petrit Çakrrin, akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbytur me litar Renis Dobrën. Trupi i 23-vjeçarit u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.

Bushgjoka u arrestua në zonën e Astirit, ndërsa Çakrri u kap në Kukës. Për të kryer vrasjen, vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakrri kishin marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës. Përmes kësaj skeme synon që të mos zbuloheshin nga autoritetet.

Madje, makinave kanë tentuar t’u heqin edhe GPS-in. Pasi policia identifikoi automjetet përmes pamjeve, kuptoi se ishin marrë me qira, dhe më pas, përmes gjurmimit të GPS-së u dokumentuan me prova të gjithë lëvizjet kriminale. Vëllai më i vogël, Aleksandër Bushgjokaj, dyshohet se nxorri vëllain tjetër në Kosovë pas krimit.

Mjetet i kanë ndërruar disa herë, ndërsa Report Tv arrituri të sigurojë fotot e dy prej tyre, një mjet i zi tip Range Rover dhe një tjetër i bardhë që u përdor nga autorët natën e rrëmbimit. Në njërin fragment të pamjeve dallohen autorët që lëvizin në drejtim të fshatit Zenisht, ku kanë ndjekur të riun, dhe më pas në kthim, të marrë peng.

A.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?