Vendngjarja në Athinë

Jeta e dyfishtë e Roan Brahimit, familja tjetër e priste në Shqipëri! Autorët dyshohet se kishin ardhur nga Shqipëria, i rezervuan vendin e parkimit

10 Maj, 22:25| Përditesimi: 11 Maj, 08:01

  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Roan Brahimit mbrëmje e djeshme në Athinë. Sipas një dëshmitari okular, motoçikleta me të cilët udhëtonin autorët e vrasjes ishte e parkuar në vendin ku ndodhi ekzekutimimi mafioz.

Autorët, të cilët dyshohet se kishin ardhur nga Shqipëria, kanë parë viktimën duke ardhur dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes duke i lënë kështu një vend parkimi që do të shërbente si joshje për 32-vjeçarin nga Shqipëria.

Më pas autorët u rikthyen në vendngjarje ku qëlluan viktimën 32-vjeçar me breshëri duke e lënë të vdekur në automjet, por duke plagosur bashkëshorten e tij. Sipas të dhënave nga mediat greke, Brahimi kishte ardhur në Greqi për të takuar gruan dhe fëmijën javën e kaluar.

Këtu mediat greke zbulojnë edhe jetën e tij të dyfishtë. Sipas mediave greke, Brahimi bashkëshorten dhe dy fëmijë i kishte në Shqipëri. Ndërkohë në Greqi kishte lidhje paralele me gruan e cila ishte e pranishme në momentin e vrasjes. Edhe me të ka një djalë.

Siç bëhet me dije, ekzekutorët e kanë ndjekur në mënyrë periodike gruan dhe fëmijën e tij. Roan Brahimi, i njohur si rival i Ervis Martinajt, armiqësi duket se nisi vite më parë, ku sipas burimeve, Brahimi, apo sic njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj. 

Ka dyshime se ai ka qenë i përfshirë dhe në atentatin e përgjakshëm që ndodhi pranë urës së Tapizës, ku u hodh në erë makina ku udhëtonte Brilant Martinaj dhe miq të tij, më 17 korrik 2022. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim edhe për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe inipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi. Më herët në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit në Lezhë, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ndërsa në vitin 2014 Roanit, i ishin vrarë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe iu plagos një tjetër.

Ora 22:39
Mediat greke zbulojnë jetën e dyfishtë të Roan Brahimit, familja tjetër e priste në Shqipëri

1715335189_17153277855.jpg

Mediat greke kanë zbuluar se Roan Brahimi kishte dhe një lidhje tjetër përveç asaj me gruan e cuila u plagos mbrëmë në atentatin ndaj tij në Athinë.

Familja e 32-vjeçarit, gruaja dhe dy fëmijët banonin në Shqipëri, ndërkohë që kishte lidhje me një grua tjetër në Athinë, që u plagos mbrëmë, me të cilën kishte fëmijë.

Vrasja e Roan Brahimit lidhet me aktivitetin e tij në Greqi sipas informacioneve paraprake pasi njihet si armik i Ervis Martinaj.

Ai kishte gjetur strehë në Dubai, pasi kishte frikë për jetën e tij. por ishte kthyer në Greqi për të takuar gruan dhe fëmijën për Pashkët Ortodokse.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 11/05/2024 11:20

    Fiks.bim

    Përgjigju
  • Bim: 11/05/2024 05:37

    Eshte e bukur se jeten e tij private ne Shqiperi na e kallxojn mediat e Greqise. Keto te tonat jam vetem per gossip

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?