TIRANË- Është zhvilluar me tensione e debate seanca gjyqësore në gjykatën e Posaçme për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, kundrejt dy të dyshuarve Ilir Selmani dhe Elvis Gacit, ndërsa në sallë ishte i pranishëm edhe i dënuari me 25 vite burg për këtë ngjarje Blendi Teta.
Kanë qenë familjarët e viktimës, konkretisht mamaja dhe motra e Santiago Malkos të cilat kanë shpërthyer në ulërima kundrejt të dënuarit. Bukurije Malko, iu drejtua Blendi Tetës me fjalët ‘maskara më vrave djalin’, ndërsa situata në sallë u tensionua dhe u desh ndërhyrja e gjyqtares së çështjes Atalanta Zeqiri, për të qetësuar palët.
Blendi Teta theksoi para trupës gjykuese se i qëndron të njëjtave deklarime të mëparshme.
‘Nuk dëshiroj që të jap deklarime, u qëndroj atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur kam folur para gjykatës në procesin tim. Nuk dua që deklarimet të lexohen pa praninë e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhëna në drejtorinë e policisë Tiranë, sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi. Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbrapa saj’.
Nga kjo fjali e thënë nga Blendi Teta, motra e Santiago Malokos ka shpërthyer në lot duke i kërkuar llogari ‘se fëmijët e vëllarit të saj të vdekur ku ishin’, ndërsa u ngrit në këmbë duke bërtitur e fyer Tetën, çka bëri që policia e burgjeve ta nxirrte me forcë nga salla e gjyqit në mënyrë që të vijonte seanca normalisht. Prokuroria kërkoi që të lexohen deklarimet e dhëna në fazën paraprake, por kërkesa u kundërshtua nga mbrojta e Ilir Selmanit.
Trupa gjykuese u tërhoq për vendim në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranonte kërkesën e Blendit Tetës për t’u larguar nga salla e gjyqit dhe të rrëzonte kërkesën e prokurorit për të lexuar thëniet e Blendi Tetës. Ilir Selamani nuk ishte i pranishëm në seancë ndërkohë që prokuroria kërkon në seancën e radhës që të merren deklarimet e tij në lidhje me këtë ngjarje.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e 27 gusht në zonën e "Xhamllikut" ekzekutohet me breshëri plumbash Santiago Malko. Malko, një ish punonjës policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij do të dilte në skenë në Tetor të 2018, ngjarje kjo kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Në kërkim me vendim gjykate janë shpallur 8 persona, dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme.
atehere komentet thane qe kete malkon e vrane vell.duka,,apo doqja......kot me duket i bien ne wafe ketij tetes...
PërgjigjuDjalin nuk t'a vrau ky kriminel,djali shenoi fatin e tij duke marre pjese ne krime te tjera,ky thjesht e ekzekutoi,por mund t'a kishte bere kushdo.
PërgjigjuJa pra vishen polica behen gangsterra pastaj i qa familja. Nuk ju a kane vra kot cunin jo. Bashke me ate qe u be sapun morren kot e slan njeri pa ju ra nqaf. Por kto policat qe bashkohen me krimin jane fara me e keqe. Kto gangsterrat e deshtuar qe mbrohen me uniformen e policit. Fshatare nga tgjitha anet 1e bejn si bosa me lek krimi. Yyyt kshu perfundofshi tgjith
PërgjigjuI qafsh Hallin pse sdel rrugve shengjergji meqe qeka bo sapun sevi