Blendi Teta dhe Santiago Malko

Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ GJKKO nis gjykimin për Blendi Tetën, e ndan nga grupi

1 Dhjetor 2020, 10:39| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 15:24

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme nis sot gjykimin e Blendi Tetës për vrasjen e ish policit Santiago Malko. Teta akuzohet për "Vrasje me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Grup i strukturuar kriminal".

Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej një viti në kërkim.

Konkretisht policia ka në kërkim për ngjarjen Leonard Dukën;  Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën,  Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën.

Gjykata ka ndarë çështjen për 8 personat e tjerë dhe në gjykim do të jetë vetëm Teta.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?