Shtyhet gjykimi i kërkesës për kalim të të pandehurve në procesin për vrasjen e ish policit Santiago Malko.
Shkak u bënë mbrojtësit e të pandehurit Elvis Gacaj, që mungonin në seancë. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 15 shtator. Gjithashu u pezualluan afatet e paraburgimit , për Ilir Selmanin. Në sallë ishin dhe familjaret e Malkos.
Shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019 është bërë rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive. Prokuroria e posaçme ka përfunduar hetimet duke i kërkuar gjykatës dënimin e autorëve të dyshuar të cilët sipas akuzës kanë planifikuar vrasjen e më pas ekzekutuar Malkon duke e qëlluar me kallashnikov e pistoletë. Për herë të parë SPAK zbulon se Malko është ndjekur për disa kohë dhe sapo ka shtruar në spital vajzën e vogël dhe është larguar prej aty është ekzekutuar.
Prokurori Behar Dibra në kërkesën e tij dhe hetimet e kryera thotë se plani ishte ekzekutimi i Ervis Martinajt por kur s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi, kanë ekzekutuar Malkon. Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.