Santiago Malko

Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 157 vite burg për vëllezërit Duka dhe 4 të tjerët

21 Korrik, 13:22| Përditesimi: 21 Korrik, 13:44

  • Share

SPAK ka dhënë pretencën për vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka dhe 4 të tjerët si të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos në vitin 2019.

Në total, Prokuroria e Posaçme kërkon 157 vite burg për të akuzuarit. Konkretisht për Leonard Dukën kërkon 32 vite burg, 25 vite për Erlis Dukën, 32 vite burg për Fatmir Hysenin, 22 vite burg për Aleksandër Manxhakun, 23 vite burg për Oltian Logën dhe 23 vite burg për Dritan Agajn.

Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Erivs Martinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.

Më 22 maj, Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të GJKKO të datës 14 qershor 2022 për Blendi Tetën dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me një tjetër trup gjykues. Teta u dënua me me 25 vite burg ndërsa me 28 vite u dënua Ilir Selmani.

Leonard Duka, i akuzuar si një ndër autorët, u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në Tiranë në gusht të po atij viti, për t’u përballur me drejtësinë. 

Si ndodhi ngjarja?

Santiago Malko, ish-punonjës policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë. Malko u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit. Ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij doli në skenë në Tetor të 2018, kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Malko dyshohej se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
 

SPAK kërkon: 
-          32 vite burg për Leonard Dukën
-          25 vite për Erlis Dukën
-          32 vite burg për Fatmir Hyseni
-          22 vite burg për Aleksandër Manxhakun
-          23 vite burg për Oltian Loga
-          23 vite burg për Dritan Agaj

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?