Ervis Martinaj, Santiago Malko dhe Leonard Duka

Kronikë

Vrasja e Malkos, SPAK prova të reja në GJKKO! Duka: S’kam përdorur SkyECC, jam takuar me Martinajn! Nëna e ish-policit nxirret jashtë: S’ta fal gjakun e djalit, do të të vras 

24 Qershor, 10:19| Përditesimi: 24 Qershor, 15:59

  • Share

TIRANË- "Nuk të fal gjakun e djalit kurrë! Do ta vras! Më fute djalin në dhe!" Kjo deklaratë e nënës së Santiago Malkos, i vrarë në një atentat me armë zjarri më 17 gusht 2019, tensionoi seancën në procesin me 4 të pandehur në Gjykatën e Posaçme. Fjalët e Bukurie Malkos drejtuar Leonard Dukës, njërit prej 4 të dyshuarve për vrasjen e ish-policit, mjaftuan që gjykata të përjashtojë nga seanca gruan, e cila prej 6 vitesh kërkon drejtësi për djalin e varë. Tensionet erdhën pasi gjatë marrjes në pyetje, autori i dyshuar mbajti qëndrim mohues përballë prokurorit dhe mbrojtësve, sidomos për përdorim të aplikacionit “SkyECC”.

Avokatja: A keni pasur “SkyECC”?

Duka: Jo!

Avokatja: Çfarë kodi?

Duka: S’kam asnjë ide.

Avokatja: Keni pasur kontakte me persona që kanë pasur “SkyECC”?

Duka: Jo, s’kam pasur asnjë kontakt.

Avokatja: Ky këtu në foto në “SkyECC” jeni ju?

Duka: Nuk jam unë!

Përkundër përgjigjeve të tij krejtësisht mohuese, SPAK, përfaqësuar nga prokurori Behar Dibra paraqiti prova të reja të komunikimeve të Dukës në aplikacionin e koduar me të zhdukurin Ervis Martinaj. Duka pranon ta ketë takuar, por jo të ketë folur me të në “SkyECC”.

Prokurori Behar Dibra: Me Ervis Martinajn keni komunikuar, keni pasur kontakte?

Duka: Po, e kam takuar.

Prokurori Behar Dibra: Komunikime të tjera?

Duka: Jo!

Një prej incidenteve më të rënda të së shkuarës është marrja peng nga Ervis Martinaj e Muharrem Dukës, babait të Leonardit.

Prokurori Behar Dibra: Babai juaj ka pasur ndonjë problem, e keni ndarë me ndokënd?

Duka: Babai im nuk ka pasur asnjë problem!

Në seancë Muharrem Duka duhej të ishte paraqitur në cilësinë e dëshmitarit, megjithatë mbrojtja e tij solli raport mjekësor që e bëri të pamundur praninë e tij, duke sjellë përsëritje të thirrjes për paraqitje në vijim.

Marrja peng dhe dhunimi i Muharrem Dukës nga Ervis Martinaj dyshohet se ishte pika e kthesës në marrëdhënies mes të zhdukurit dhe Leonard Dukës. Si hakmarrje, Duka dyshohet se eliminoi Santiago Malkon në rrugën “Xhanfize Keko”, në një mbrëmje të nxehtë gushti.

Leonard Duka u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në Tiranë në gusht të po atij viti, për t’u përballur me drejtësinë. Me të në akuzë janë edhe bashkëpunëtorët, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Për ngjarjen, i dënuar me 25 vjet burg është Blendi Teta.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?