Blendi Teta dhe Santiago Malko

Vrasja e Santiago Malkos/ Zbardhet dëshmia e babait: Nuk i njoh të dyshuarit! Gruaja e viktimës largohet jashtë vendit

17 Shkurt 2021, 12:17| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 13:29

  • Share

TIRANË- Zbardhet dëshmia e babit të Santiago Malkos të dhënë para trupës gjykuese në procesin gjyqësor kundër Blendi Tetës dhe 8 personave të tjerë.

Burime bëjnë të ditur se babai i 27-vjeçarit ka thënë që lajmin e ka mësuar nga televizioni, gjithashtu në momentin kur ka vajtur në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë postbllok policie, teksa thekson se nuk ka qenë në dijeni që djali i tij të ketë pasur konflikte.

“Unë nuk kam pasur dijeni që djali im të kishte konflikte me ndonjë person. Nuk njoh asnjë nga personat e dyshuar”, mësohet të ketë thënë ai.

Po i njëjti burim thotë se në seancë nuk u paraqit bashkëshortja e viktimës, Dea Malko. Sipas policisë bashkëshortja e ish-punonjësit të policisë është larguar jashtë vendit.

Ndërkohë në kërkim për këtë çështje janë Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?