Në fshatin e thellë malor të Xibër-Murrizës, në Bashkinë e Klosit një konflikt për motive të paqarta ka përfunduar në vrasje.
65-vjeçari Selim Velsula u godit me thikë nga 28-vjecari, Hazbi Velsula, i cili ishte shpërngulur nga fshati dhe jetonte në Tiranë. Pasditen e së martës, ai i bëri pritë kushëririt të moshuar, që po kulloste bagëtitë. Trupi i pajetë i viktimës u gjet rastësisht nga një elektricist i cili njoftoi policinë dhe familjen.
“S’kemi dëgjuar ndonjëherë për konflikte mes tyre. Kunati s’më kishte thënë gjë, se unë e takoja përditë. Nuk e dimë pse e ka vravrë”, tha Gjetan Dalipi, kunat i viktimës.
Autori, 28-vjec që shihni në këtë foto, pasi vrau kushëririn u arratis drejt Alliasit në Tiranë, ku edhe u arrestua me sinjalizimin e motrës së tij. Arma e ftohtë u sekuestrua si provë materiale. Ngjarja ka shokuar komunitetin e vogël të banorëve, pasi viktima, i cili jetonte në kushte të vështira ekonomike nuk kishte konflikt me askënd.
‘Nuk ka pasur ndonjë konflikt mes tyre. Ne si njësi administrative nuk kemi marrë asnjë ankesë për probleme kufinjsh apo prone”, tha Asim Topalli, fqinj i tyre.
Report TV shkoi në familjen e 65-vjeçarit ku ka pllakosur zia dhe revolta. E bija e Selim Velsusës, thotë jashtë kameras se do të marrë gjakun e të atit nëse autori nuk merr dënim maksimal nga drejtësia.
Sakaq, autori ende nuk ka dhënë versionin e tij për vrasjen e kushëririt, ndërsa pritet të merret në pyetje nga prokurorët e Dibrës. Policia ka referuar materialet për akzuën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Gjetan Dalipi, kunati i 65-vjeçarit Selim Velsulës që u vra me thikë nga 32-vjeçari Hazbi Velsula, thotë se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre. Sipas tij, ai rrinte çdo ditë me 65-vjeçarin dhe se nuk i kishte thënë asgjë për ndonjë konflikt të mundshëm.
Dalipi tha gjithashtu se ka qenë një elektricist që e ka parë 65-vjeçarin të shtrirë përtokë, i cili ka njoftuar menjëherë policinë dhe familjarët.
“Kur u ktheva nga Tirana, më merr vëllai dhe më tregon ngjarjen. Erdha direkt, kishte dy orë që kishte ndodhur ngjarja. Nga ora 5-6 pasdite. Unë nuk kam dijeni se kam pasur qëndruar me Selimin. Autori këtu banonte por ishte larguar. Mund të ketë ardhur para dy ditësh. Edhe Selimi s’më ka thënë se ka mosmarrëveshje. Nuk kanë pasur asnjë konflikt pronësie. Ne nuk dimë asgjë për çfarë e ka bërë krimin. S’dihet asgjë se nuk ka pasur njeri tjetër aty. E ka parë rastësisht një elektricist, ka qenë duke punuar te kanali. Ka kaluar me fuoristradë, e ka parë të shtrirë, i cili ka njoftuar policinë dhe familjen.”, tha Dalipi.
Një banor i fshatit Xibër, ku u vra 65-vjeçari Selim Velsula u vra me thikë nga kushëriri 32-vjeçar Hazbi Velsula, thotë për mediat se nuk ka pasur konflikte mes familjeve. Ai thotë se si punonjës i Njësisë Administrative Xibër, nuk është në dijeni të një ankese që mund të jetë bërë nga familjet.
“U shokuam kur e morëm vesh rastin. Iu shpreh ngushëllimet familjes. Nuk dimë që ka pasur ngatërresa mes familjeve, mendoj se mund të ketë qenë diçka e çastit.
Janë kushërinj, por në dijeninë time, nuk kanë pasur ndonjë kontraditë apo konflikt përveç diçkaje të momentit. Unë jam punonjës i njësisë administrative këtu dhe nuk kemi pasur asnjë ankesë nga njëra familje apo tjetra për probleme pronësie, kufijsh”, u shpreh banori.
Komente
