Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier/ Shpallen në kërkim 4 autorët, grup vrasësish me pagesë! Dyshohet se janë larguar nga Shqipëria! Sekuestrohen 2 makina

19 Shkurt 2021, 10:45| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 14:59

  • Share

TIRANË- Kur kanë kaluar më pak se 20 ditë nga vrasja e 42-vjeçarit, Shkëlzen Kastratit në Fier, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar. Report Tv mëson se është shpallur në kërkim Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland  Cara 39 vjeç. 4 të rinjtë, mësohet se janë një grup vrasësish me pagesë, të cilët ekanë ndjekur viktimën për afro 2 muaj në lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin final.

Referuar burimeve zyrtare, të katër personat dyshohet se janë larguar nga Shqipëria drejt një vendi të Bashkimit Europian, për këtë arsye uniformat blu po bashkëpunojnë me homologët e tyre. Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja. Burimet i thanë Report TV se bëhet fjalë për mbetje biologjike që janë konstatuar në mjet, fije floku dhe disa materiale të tjera, që shërbejnë si prova të forta ndaj 4 autorëve. 

Ndaj 4 personave, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën "Arrest në burg", për  veprën penale "Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip 'Range Rover'. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait. Pse grupi hetimor ka dyshime për një hakmarrje? 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Eliminimi i tij ishte për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012. Shkëlzen Kastrati u ekzekutua kohën kur po shkonte në lokalin e tij në Sheq, lëvizje që e kryente çdo ditë. Makina e autorëve të dyshuar u gjet e djegur tek mbikalimi i Baltëzes brenda së cilës edhe automatiku.

Njoftimi i plotë i policisë
Zbardhet dhe dokumentohet me prova vrasja e shtetasit Sh. K., ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët e dyshuar të ngjarjes kriminale. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier, në koordinimin nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, si rezultat  i provave të grumbulluara gjatë hetimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën "Arrest në burg", për  veprën penale "Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit: 

• A. Z., 37 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë;
• E.  Xh., 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;
• S. alias R.  C., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar. Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. 

Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së. Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

 

1613730972_ElmirTufazaja.jpg
Elmir Tufa dhe Albert Zaja dy nga të kërkuarit

 

 

Ora 11:42
Vrasja e Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt/ FOTO, kush janë 2 vrasësit me pagesë që u larguan nga Shqipëria

1613730986_ElmirTufazaja.jpg

Report Tv siguron fotot e 2 nga 4 të kërkuarve. Në foto Elmir Tufa dhe Albert Zaja, vrasës me pagesë, dyshohet se kanë ikur drejt vendeve të BE

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjynah: 20/02/2021 08:52

    Te vritet per para nje njeri i pafajshem e shembullor sic ishte i ndjeri . Qenia me e ult jeni ju qe vrisni per para uroj mos ta keni te gjat vrasjen apo denimin me burg perjet pa diskutim

    Përgjigju
  • Loni: 19/02/2021 20:19

    Arritje e policise shtetit Apo spiunlluqet e prishjes pazareve midis miqsh e shokesh... Sepse deri me sot kaq shpejt te gjenden autoret!? Cudi! Them do I ket spiunuar dikush qe e ka ditur situaten! Policia qe duam... Me metodat speciale... Luajn shah ose pijme ndonje got...dyshohet se jan vrases me pagese! O Jan o sjan jo dyshohet o detyra funksionale rrumpalle...

    Përgjigju
  • Turi: 19/02/2021 18:38

    Vrasesit me pagese duhet te denohen me vdekje e formes se prere , ne rast te kundert ky vend nuk do te gjeje kurre qetesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?